Mediat belge alarm:Tonelata mish
i skaduar në tregun e Kosovës
Shqetësimi lidhur me mishin e skaduar që shitet dhe konsumohet në vendin tonë është gjithnjë në rritje. Ditrët e fundit mediat belge kanë ngritur alarmin lidhur me mishin që u eksportua nga vendi i tyre drejt Kosovës dhe mbërriti deri në doganën shqiptare.
Shqetësimi lidhur me mishin e skaduar që shitet dhe konsumohet në vendin tonë është gjithnjë në rritje. Ditët e fundit mediat belge kanë ngritur alarmin lidhur me mishin që u eksportua nga vendi i tyre drejt Kosovës dhe mbërriti deri në doganën shqiptare. Kompania “Veviba” dyshohet se ka ndërruar datat e skadimit të afateve, duke eskportuar rreth 40 mijë kilogramë mish në tregun e brendshëm të Kosovës.
Mishi i kompanisë belge “Veviba” është importuar në Kosovë nga kompania “Euro Ida” me bazë në Komunën e Rahovecit. Mishi, që besohet të jetë 12-vjeçar, ka hyrë nga pika kufitare e Vërmicës, duke kaluar tranzit në Portin e Durrësit. Ky është cilësuar si skandali më i rëndë ushqimor në Kosovë. Zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci tha se nuk ka pasur importe para vitit 2016, kur besohet të jetë eksportuar mishi i vjetër.
“
Sipas të dhënave që zotëron Dogana e Kosovës për zhdoganimin, kompania Veviba nuk ka pasur importe para vitit 2016, kurse në vitin 2016, që përputhet edhe me kohën e zbulimit të këtij skandali, vërehet që ka pasur tri importe në Kosovë, të cilat kanë qenë në sasi totale rreth 60 mijë kilogramë”, tha Stavileci.
Skandali i mishit të prishur është zbuluar në Belgjikë, nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor (FASFC), javën e kaluar. Ky skandal ka prekur edhe shumë vende të Europës, që dyshohet se kanë konsumuar këtë lloj mishi.
Dy deputetë belgë, Yoleen Van Camp dhe Renate Hufkens, kanë kërkuar që të nisë një hetim i plotë për këtë rast.
Por ky nuk është rasti i parë që importohet mish me cilësi të dyshimtë nga Belgjika. Në gusht të vitit të kaluar në kufirin Shqipëri-Kosovë u konfiskua 20 ton mish, i cili mbante etiketat e kompanisë Vanlommel.
e.gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
92%
-
Jo
5.3%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 735
Lajme të tjera
-
Mbytja e nënës me fëmijët në Bunë, efektivë të Forcave të Armatosura i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave
6 Maj, 12:03
-
Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumë, kërkimet për gjetjen e trupave shtrihen edhe në Mal të Zi! Balla komunikim me homologun
6 Maj, 11:57
-
Mbi 600 të arrestuar në 95 operacione, policia e shtetit bën bilancin për muajin prill (Video)
6 Maj, 11:56
-
Përkujtohet ditëlindja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti! Veprimtari në memorialin e Skënderbeut në Lezhë
6 Maj, 11:52
-
Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali
6 Maj, 11:40
-
Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, 69-vjeçari mohon krimin: S’e kam kryer unë! Nesër njihet me masën e sigurisë
6 Maj, 11:38
-
Speca tigani me sallam fshati nga zonja Albana
6 Maj, 11:25
-
Itali/ Vidhnin dyqane me pajisje elektronike, arrestohen 2 shqiptarët
6 Maj, 11:24
-
Supë pa mish me pak përbërës, por plot shije nga zonja Albana
6 Maj, 11:20
-
Shkodër/ Me varka dhe gomone, dita e dytë e kërkimeve në lumin Buna për 39-vjeçaren e dy fëmijët, vështirësi në gjetjen e trupave
6 Maj, 11:06
-
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Bunë, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
6 Maj, 11:03
-
Befasi e madhe në Majemi, Norris fiton garën e parë në karrierë pas 6 vitesh! Në podium Vertsappen dhe LeClerc
6 Maj, 10:58