Ish deputeti Mark Frroku është bërë temë e ditës edhe për mediat belge.
Dy ditë më parë, përpara drejtësisë shqiptare është lexuar pretenca ndaj Kristjan Marinajt, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Mark Frrokun për një vrasje të bërë në vitin 1999 në Bruksel.
Të dy, si Marinaj dhe Frroku akuzohen se kanë vrarë Aleksandër Kurtin. E përditshmja belge, "DHnet" shkruan se Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, ka kërkuar 16 vite burg të martën për Kristjan Marinaj.
Sipas saj, personi në fjalë dyshohet të jetë pjesë e një grupi prej katër shqiptarësh të cilët janë të akuzuar për vrasjen e kryer në Belgjikë 18 vjet më parë.
Sipas mediave belge ky ishte gjykimi i vetëm. E gjithë çështja kryesore ka të bëjë me Mark Frrokun. “Asgjë nuk është e sigurt lidhur me gjykimin e tij sepse ai është i afërt me qeverinë”, shkruan kjo gazetë.
Si nisi e gjithë kjo situatë?
Gazeta belge shkruan se Mark Frroku mbërriti në Bruksel në vitin 1995 duke mashtruar autoritetet belge.
"Në atë kohë shqiptari mori një qëndrim të përkohshëm duke u paraqitur si kosovar dhe mbante emrin Besnik Morina, i lindur më 6 tetor, 1972 nga Gjakova.
Ai ishte regjistruar me dokumente false si shtetas nga Kosova dhe kishte ngritur një rrjet prostitucioni me vëllai i tij Arbenin (Arben Frroku i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisiar Dritan Lamaj) i cili ishte bashkëpunëtor me të.
Në këtë kontekst më 5 mars të vitit 1999, Aleksandër Kurti, i cili njihej si rival me ta u vra me thikë në Fonsny Avenue në Saint-Gilles dhe trupin e tij e nxorën pranë Stacionit të Jugut.
Ditën tjetër, Mark Frroku kishte lënë Belgjikën.
Ai u zhvendos në Holandë duke trafikuar drogë, vepër për të cilan u dënua nga gjykata holandeze në fund të vitit 2002 me 3 vite burg. Më 7 maj 2004 Holanda ia dorëzoi Frrokun Belgjikës.
I liruar me kusht, ai u kthye shpejt në Shqipëri. Gjykata Penale e Brukselit më pas e ka dënuar atë në vitin 2010 me 10 vite burgim për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel. Belgjika ka kërkuar ekstradimin e Frrokut. Megjithatë, deri më tani, ai ka arritur t’i shpëtojë ekstradimit. Si? Falë politikës”, shkruan “Dhnet”.
Mark Frroku ka qenë pjesë e parlamentit shqiptar pasi u zgjodh deputet i mazhorancës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013"./DHnet.de
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com