Mediat botërore jehonë incidenteve:
Kosova në krizë të plotë politike

Mediat botërore jehonë incidenteve:<br />Kosova në krizë të plotë politike
Mos zhvillimi i seancave në Parlamentin e Kosovës dhe gazi lotsjellës i hedhur nga deputetët e opozitës i është dhënë jehonë e madhe edhe nga mediat ndërkombëtare.

BBC raporton lajmin e djeshëm me titullin “Deputetët e Kosovës protestojnë me gaz lotsjellës në Parlament”.

Ndërsa Euronews ka përcjellë incidentin me videolajm ku shihet momenti i hedhjes së gazit lotsjellës.

Ndërsa agjencitë e lajmeve botërore Reuters, DPA, AP, AFP raportojnë që Kosova tashmë është futur në një krizë të thellë politike.

Parlamenti i Kosovës tash disa kohë është bllokuar nga opozita e cila Qeverinë e ka vënë në një pozitë të vështirë duke hedhur gaz lotsjellës në seancat plenare”, shkruan Reuters.

Ndërsa agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton që mbrëmë veç incidenteve në Parlament ka pasur konflikt edhe mes protestuesve dhe policisë jashtë ndërtesës së Kuvendit.

Pas mbajtjes së seancës në restoranin e Kuvendit të Kosovës, kjo agjenci ka cituar ish-Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradiajn të ketë thënë “Parlamenti nuk ekziston më”.

Redaskia online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm