Një shkrim i botuar nga një media amerikane ‘Uashington Examiner’, që vetë thotë se është konservatore , fliste për një sistem gjobash që gjoja Charles McGonigal kishte krijuar në Shqipëri për politikanë por më së shumti për biznesmenët më të rëndësishëm të vendit, me shifra që kalonin ‘fantazitë më të shfrenuara’. Dhe siç ka ndodhur rëndom këto ditë (mjafton të përmendim shkrimin e BILD që nga vetë media gjermane u fshi nga ato shqiptare jo) të gjitha mediat pro Berishës e kanë marrë dhe e kanë amplifikuar si një ‘fakt’ të pakundërshtueshëm.
.jpg)
Autori publikon shkrimin e tij në rrjetet sociale
Media e familjes Berisha teksa sjell shkrimin thotë se ky lajm mban firmën e John R. Schindler i cili ka shërbyer në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA si analist i lartë i inteligjencës dhe oficer i kundërinteligjencës. Sipas tyre Schindler ka publikuar 4 libra, teksa njihet ndër të tjera si ekspert sigurie, i specializuar në çështjet e spiunazhit dhe terrorizmit.
Por kush është në të vërtetë autori i shkrimit John R. Schindler? Sipas një lajmi të botuar nga Hashtag.al Schindler është një ish-punonjës i këtij institucioni, i shkarkuar nga puna për shkak të veprimeve skandaloze dhe të turpshme. Hetimi kishte verifikuar se në vitin 2014, z. Schindler dërgonte foto të penisit të vet një shtetaseje amerikane në Twitter. 'Profesori' John Schindler dyshohet se i dërgoi këto mesazhe, së bashku me një foto të organit të tij gjenital, një përdorueseje tjetër në Twitter të quajtur Lesley.
.jpg)
Komunikimi i Schindler në internet, ku ka dërguar edhe foton erotike
Për këtë skandal ka shkruar edhe media britanike Daily Mail e cila thotë se vetë gruaja ka denoncuar fillimisht publikisht dhe më pas te autoritetet amerikane nisën menjëherë hetim dhe ai u shkarkua me turp si një ekspert adoleshent.

Denoncimi i vajzës në Twitter
Më poshtë komunikimi i ‘ekspertit’ me shtetasen amerikane:

Schindler dyshohet se shkroi këtë letër në të cilën ai shkruan se mezi po priste të takonte Lesley-n, të cilën ai e quan një 'djallëz'.
Duke thënë lamtumirë: Nënshkrimi i parë i Shindlerit shihet këtu
Komente












