Mediat e huaja, i kanë kushtuar artikuj protestës së PD ditën e djeshme. Në një artikull të Skynews, thuhet se protesta e dhunshme e organizuar nga Partia Demokratike u shoqërua me hedhje molotovi ndaj policisë dhe ndërtesës së parlamentit, duke shkaktuar shpërthime.
Një protestë e organizuar u bë e dhunshme të shtunën, kur protestuesit filluan të hedhin bomba me benzinë ndaj policisë dhe ndërtesës së parlamentit në Shqipëri, duke shkaktuar shpërthime. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Shqipëria, një shtet me një parti” dhe “Pyet ku shkojnë fondet e BE-së?”, ndërsa kërkonin dorëheqjen e qeverisë', shkruan Skynews.
Edhe media britanike “The Mirror” i ka kushtuar vëmendje protestës, duke raportuar se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë në një demonstratë të thirrur nga PD.
“Demonstrata e organizuar nga Partia Demokratike në opozitë, u mbajt në përgjigje të akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministres dhe tërhoqi mijëra njerëz”, shkruan The Mirror.
Deutschlandfunk shkruan për përleshjet që shpërthyen gjatë demonstratës kundër qeverisë.
Ndërsa DerStandard shkruan se Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje njerëzve të bashkohen për të rrëzuar qeverinë.
'Kreu i Partisë Demokratike të krahut të djathtë u bëri thirrje njerëzve të bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri", shkruan DerStandard.
Media gjermane pasqyrojnë protestën e PD
Komente









