Bunkerit të cilit po ndërtohet në qendër të Tiranës dhe protestat e ish-të përndjekurve politikë i kanë kushtuar vëmëndje edhe mediat e huaja të cilat raportojnë heshtjen e kryeministrit Rama.
Uebsiti “Balkan Insight News” shkruan se mijra bunkerë të epokës komuniste të shpërndrarë anembanë Shqipërisë kanë frikësuar qytetarët për trashëgimnie e epokës të diktatorit Enver Hoxha.
Bunkeri po merr formë në qendër të Tiranës, ngjitur me Ministrinë e Brendshme, por sipas Balkan Insight News, deri më tani qeveria e majtë ka qëndruar në heshtjë, pa sqaruar se përse ky bunker po ndërtohet.
Sipas Balkan Insight News, kjo ngjarje ka shqetësuar shumë njerëz që mendojnë se ndërtesa reflekton një farë nostalgjie për periudhën komuniste.
“Bunkeri po ndërtohet me urdhër të qeverisë së majtë të ardhur në pushtet ndërsa opozita dhe ish të përndjekurit politik të kohës komuniste e refuzojnë ndërtimin e tij. Ish të dënuarit politik të regjimit e shikohin këtë vepër si nostalgjike për atë kohë ndërsa disa nga mediat vendase raportojnë se ky vepër është një atraksion turistik ose art“- shkruan Balkan Insight News.
Gjatë viteve të regjimit komunist në shqipëri janë ndërtuar 700.000 bunkerët rrethorë të ndërtuar nga diktatori Enver Hoxha, i cili i druhej ndonjë sulmi të mundshëm sovjetik apo perëndimor.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com