TIRANE- Vizita e Papa Françeskut në Tiranë ka bërë jehonë në të gjitha mediet e mëdha botërore. Ardhja e Atit të Shenjtë është pasqyruar në media si “The Telegraph”, agjencia e lajmeve “Reuters” në agjencinë franceze të lajmeve “AFP” si edhe në media të lindjes së mesme “Arabnews”. Që të gjitha këto media kishin si titull kryesor vizitën e Papës por ajo që u dallua më shumë ishte fakti se media arabe kishte si titull të saj “Shqipëria leksione për krishtero-myslimanët”.
Kësisoj, toleranca fetare që shihet si një nga virtytet më të mëdha në Shqipëri ka filluar që të përhapet në të gjitha mediet botërore. Vizita e Papa Franceskut në Tiranë ka bërë që mediet e huaja të pasqyrojnë edhe historinë e diktaturës së Enver Hoxhës ku tregohet dhunimi i të drejtës së besimit fetar etj.
Historia
Mediet britanike dhe ato amerikanë kanë pasqyruar në lajmet e tyre pjesën e historisë së komunizimit në Shqipëri. Konkretisht media irlandeze “irishnews” dhe gjiganti amerikan “abcnews” ka pasqyruar historinë 50 vjeçare të diktuarës në Shqipëri ku kanë treguar edhe martirizimin e klerit. Veç kësaj, në këto media është treguar edhe mënyra se si u asgjësua besimi fetar në Shqipëri dhe që u rikthye sërish pas viteve 1990 kohë në të cilën ra edhe diktatura komuniste. Kësisoj vizita e Papës, përveç se një vizite e cila do të hyjë në historinë e vendit, ka bërë që edhe vendet e ndryshme të botës të pasqyrojnë edhe një pjesë të historisë së Shqipërisë e cila tani më ka bërë jehonë në të mediat më të mëdha botërore.
Toleranca
Në kryetitulli ne disa medieve të huaja ishte edhe toleranca fetare në Shqipëri. Ndonëse toleranca fetare shihet si një nga virtytet më të mëdha në vend, Shqipëria gjithmonë është njohur si një vend mysliman, sidomos pas zhvillimeve të fundit në rekrutimin e shqiptarëve në ISIS. Një ndër titujt më të mëdhenj për tolerancën fetare ishte ajo e medias arabike “arabneës” e cila kishte si kryeartikull “Shqipëria leksion myslimano-krishteve”. Faqja e cila është me e klikuara në internet në Arabinë Saudite, Indi, SHBA etj dhe që është pjesë e një shtetit mysliman ka dëshmuar edhe tolerancë fetare në Shqipëri.
Kësisoj, një ndër arsyet se përse Papa po vjen në Shqipëri duket se është pasqyruar edhe në mediet më të mëdha botërore. Pritet që raportimet për ditën e sotme të intensifikohen edhe më shumë në këto media pasi janë 1 mijë gazetar të huaj që kanë ardhur për të raportuar vizitën e Atit të Shenjtë.
Nga Franca në Shqipëri për të qëndruar në rreshtin e parë për Papën
Tirana ka shënuar dje numrin më të madh të vizitorëve të huaj. Besimtarë dhe pelegrinë kanë qëndruar në Tiranë prej disa ditësh ndërsa pas përfundimit të vizitës së Papës do të kthehen në vendin e tyre. Një çifti tajlandez, studentë në Itali tregojnë se kanë mbërritur dje në Tiranë.
Por se kanë ardhur në Shqipëri pikërisht për të ndjekur ceremoninë e Papës. Por ka dhe shqiptarë që kanë sjellë në Tiranë bashkëshortet, apo bashkëshortët e tyre që mbajnë shtetësi të huaj. Zhaklin, 27 vjeçe nga Franca, tregon se ka një javë në Shqipëri. “Kam bashkëshortin nga Shqipëria. Jemi besimtarë të devotshëm. Do qëndroj në radhë të parë gjithë natën për ti dhënë dorën Atit të Shenjtë. Jam mahnitur për mënyrën se si e kanë transformuar sheshin ku do të vijë papa. Jeni popull shumë mikpritës. Keni tolerancë fetare ndaj papa ju zgjodhi ju për t’ju vizituar”, shprehet ajo.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com