TIRANË,  12 Tetor/ATSH/-Mediat kuvaitiane i kanë dhënë mjaft rëndësi marrëveshjes së nënshkruar ng Agjencia Telegrafike Shqiptare me agjencinë e lajmeve kuvaitiane KUNA, si dhe vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATSH-së, Gëzim Podgorica, në Kuvajt.
Gazeta e përditshme në gjuhën angleze Kuwait Times, i ka kushtuar një vend të rëndësi vizitës së zotit Podgorica dhe takimit me homologun e tij të KUNA, Sheikh Mubarak Al-Duaij Al-Sabah.
E përditshmja kuvaitiane, ka bërë një kronikë të takimit që në pritjen e posaçme e zhvilluar nga drejtorët e agjencive në aeroportin ndërkombëtar të Kuvaitit, ku ka marrë edhe një pronincim të drejtorit të ATSH-së, Podgorica në lidhje me marrëvdhëniet mes dy vendeve.
"I pyetur mbi vizionin e KUNA-s në rajon, zoti Podgorica theksoi se ne mendojmë se Kuna është një agjenci serioze lajmesh(në rajon) dhe ne kemi çfarë të mësojmë nga ky seriozitet dhe korrektësi. Ndaj jemi të mjaft entuziastë për vizitën tonë këtu", theksohet në lajmin e botuar nga Kuwait Times.
/y.pa/