Disa media pranë PD publikuan për disa ditë me radhë një lajm ku thonë se kryebashkiaku i Prrenjasit Nuri Belba ka pushur gjatë këtij sezoni veror në bregdetin grek.
Bashkangjitur këto media kanë botuar edhe një foto që sipas tyre është pikërisht Nuri Belba. Vetë ai është shprehur në një reagim publik se ai nuk është personi në foto dhe se këtë sezon veror ka pushuar në Shqipëri.
Por kush është personi në foton e publikuar nga mediat opozitare
Me një kërkim të thjeshtë Shqiptarja.com zbuloi se ajo është postuar që në 11 korrik të vitit 2017 në një faqe arabe, bashkangjitur me disa foto të tjera.