Mediat franceze kanë kritikuar ashpër paraqitjen e yllit brazilian Neymar sa i takon ndeshjes së fundit. Paris Saint-Germain u mposht me rezultat 1-0 të dielën nga Rennes, gjë që nuk i pëlqeu shumë shtypit francez, të cilët goditën me kritika yllin e skuadrës Neymar.
Pavarësisht se për PSG luajtën tre yjet e tyre, Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar, në sulm, skuadra dështoi ta marrë së paku një pikë në Rennes. Kjo do të thotë se ata tani kanë vetëm një pikë më pak se vendi i dytë, Lensi, në tabelën e Ligue 1.
Sulmuesi brazilian u veçua nga gazeta L’Equipe pas një paraqitje të dobët në ndeshje. Neymar ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 13 asiste në 22 ndeshje këtë sezon, por ai nuk ka arritur ta rizbulojë formën e tij pas pushimit të Botërorit.
Neymar kishte një fillim të mirë në sezonin 2022/23 para se të lëndohej gjatë ndeshjeve me Kombëtare me Brazilin në Katari 2022. Ai ende nuk është kthyer në formë të mirë pasi që u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Strasbourg më 28 dhjetor. Ylli brazilian nuk luajti kundër Lens apo në Kupën e Francës kundër Chateauroux.
Paraqitja e Neymar përshkruhet si “shqetësuese” nga ana e mediave franceze
“Siç ndodhi kundër Angers në mesjavë, braziliani u largua shumë duke kërkuar më shumë topa dhe u përpoq disa herë për të shënuar vetë. Rezultati ishte se ai humbte topa në zonat e ndërlikuara dhe vështirë ishte i rrezikshëm në zonën e Rennes”.
Neymar cilësohet një dështim
Në anën tjetër, gazetari Daniel Riolo nuk heziton ta quajë Neymarin dhe transferimin e tij nga Barcelona si një dështim të klubit nga Ligue 1, duke parë edhe shumën e transferimit dhe pagën që braziliani merr.
“A e kuptojmë ne që Neymar, në terma të transferit dhe pagës, është dështimi më i madh në histori të futbollit?. Nuk mund ta mendoj një dështim kaq të madh për atë sa kushtoi ai, është e tmerrshme. Vetëm për shkak se ai ishte i mirë në dy ndeshje të 1/8-ës së finales më 2020 nuk do të thotë se ai do të ua shpëtojë jetën juve”, ka thënë ai.