Mediat hungareze: Orban
na shiti Berishën për demokrat

Mediat hungareze: Orban <br />na shiti Berishën për demokrat
TIRANE- Ky më poshtë është raporti i gazetës së njohur Pester Lloyd, e cila mbulon ngjarjet në Hungari dhe në Europën Qendrore në lidhje me vizitën e kryeministrit Sali Berisha në Hungari. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, u takua të hënën në Budapest me Viktor Orban. Si për ironi, ky takim mes dy 'demokratësh të përsosur' u përdor nga kryeministri për t'i kthyer një përgjigje Barrosos, që kishte thënë se 'ata që e krahasojnë BE-në me Bashkimin Sovjetik nuk ia kanë idenë e demokracisë'. Zëdhënësi i Orban tha se nuk ka pasur kurrë një krahasim të tillë, çka është një gënjeshtër. Të hënën Orban deklaroi se 'vendet e Europës Qendrore dinë më shumë për demokracinë për shkak se kanë jetuar në diktaturë'. Për të ilustruar këtë ai mori si shembull mysafirin e tij, Berisha, regjimi i të cilit nuk është larg nga ajo që përshkruhet si një diktaturë, por shitet si demokraci. Pyetjes së një gazetari, Orban iu përgjigj duke thënë se 'Shqipëria plotëson të gjitha standardet demokratike për anëtarësim në BE, kështu që nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar në këtë drejtim'. Sigurisht me këtë mendim ai synon t'i kundërvihet BE-së sërish.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore