Delegacioni negociues iranian e ka informuar homologun e tij amerikan, nëpërmjet një ndërmjetësi pakistanez, se nuk do të jetë i pranishëm në Islamabad të mërkurën dhe se aktualisht nuk ka asnjë perspektivë për të marrë pjesë në negociata.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim e raportoi këtë, duke cituar burime që thanë se "në mesazhet e shkëmbyera ditët e fundit, SHBA-të nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre të tepërta" dhe "nuk është bërë asnjë përparim i rëndësishëm”.

Për këtë arsye, Irani njoftoi sot se e konsideron pjesëmarrjen në negociata një “humbje kohe" dhe "prandaj, nuk do të marrë pjesë".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump zgjat armëpushimin ‘deri në paraqitjen e një propozimi të ri’! Mediat iraniane: Teherani nuk do të marrë pjesë në bisedimet e nesërme në Islamabad