Izraeli ka të ngjarë të pezullojë sulmet ajrore ndaj infrastukturës energjitike, ashtu si edhe Shtetet e Bashkuara, raporton gazeta Times of Israel, duke cituar një burim sigurie të njohur me planet e luftës së Izraelit.
Uashingtoni, sipas burimit, e ka mbajtur Izraelin të informuar për diskutimet e tij me Teheranin. Izraeli nuk ka kërcënuar në mënyrë të qartë se do të sulmojë infrastrukturën energjitike iraniane, por Ministri i Mbrojtjes Israel Katz tha dje se sulmet kundër Iranit dhe "infrastrukturës nga e cila varet do të rriten ndjeshëm".
Lajmi kryesor:
Trump: Kemi arritur një marrëveshje me 15 pika dhe “armëpushim” 5 ditor me Iranin! Teherani mohon negociatat








