Mediat komplot kundër familjes
VIP: "Jo Kardashian për 1 Javë"

Mediat komplot kundër familjes<br />VIP:
Eshtë një komplot! Për të gjithë ata që u ka ardhur në majë të hundës duke dëgjuar për familjen Kardashian: Erdhi dita juaj!!

Shumë media online e kanë përkrahur nismën e nisur fillimisht nga prezantuesi John Brown, i cili u largua ‘i tërbuar’ nga studioja e emisionit pasi ‘humbi toruan’ me familjen Kardashian dhe lajmet që ishte i detyruar të dëgjonte rreth tyre çdo ditë edhe pse nuk ishte aspak i interesuar.

“Po kaloj një të premte të këndshme, ndaj refuzoj të flas për Kardashian sot"- tha Brown kur po transmetohej lajmi se Kylie Jenner e kishte quajtur lepurin e saj, Bruce. Ndërsa fjala e moderatorit tërhoqi vëmendjen dhe mori aprovimin e shumë komentuesve online, ishte blogeri i njohur Perez Hilton ai që krijoi javën ‘kundër Kardashian’.

Nisma ‘Jo Kardashian Për Një Javë’ do të nisë më 17 gusht dhe do të përfundojë më 21. Lexuesit e mediave të ndryshme nuk do të bombardohen me lajme rreth Kim Kardashian, Caitlyn Jenner apo të gjithë pjesëtarëve të tjerë të familjes përfshirë këtu të dashurit e tyre, burrat, ish-at apo fëmijët.

Në vend të lajmeve rreth të pasmeve të Kim apo buzëve të Kylie, mediat do të transmetojnë histori frymëzuese rreth femrave të mëdha në të gjithë botën.
kardashian
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv