Mediat kosovare: Arrestohet bosi
i drogës, policia mohon lajmin

Mediat kosovare: Arrestohet bosi <br />i drogës, policia mohon lajmin
KOSOVE - Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar ditën e djeshmë Naser Kelmendin, një nga bosët e mafias më të mëdhenj në Ballkan. Sic raporton “Koha Ditore”, Kelmendi është transportuar në Drejtorinë e Policisë në Prishtinë, dje gjatë orës 19.30.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se Kelmendi është arrestuar në Pejë dhe është transportuar në Prishtinë nga ku është marrë në pyetje me orë të tëra. Mësohet se Klemendi, është përpjekur të fshehë identitetin e tij, duke i thënë policisë se kanë arrestuar personin e gabuar.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i policisë së Kosovës, përmes një deklarate për shtyp. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se Kelmendi nuk është arrestuar. Gjithsesi ai nuk ka saktësuar nëse policia ka arrestuar një person tjetër gabimisht. Ndërsa mësohet se Kelmendi tashmë është fshehur dhe se Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të tij.

Naser Kelmendi, 55 vjeç, i lindur në Sarajevë, i cili ka nënshtetësi të Bosnjës, është futur muaj më parë në listën e zezë të presidentit amerikan Barack Obama. Ai gjendet në listë krah liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah. Amerikanët e kanë konsideruar si njeriun më të rrezikshëm në Evropë për interesat e tyre.

(er.ci/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi