Mediat kosovare: Pakistani njeh
Republikën e Kosovës

Mediat kosovare: Pakistani njeh <br />Republikën e Kosovës
KOSOVE - Mediat kosovare njoftojnë se Republika e Pakistanit ka marrë vendimin që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Sipas mediave kosovare zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Artan Behrami ka konfirmuar se Pakistani ka njohur pavarësinë e vendit.

“Ne kemi marr sot konfirmimin zyrtar të njohjes nga Pakistani dhe jemi në pritje të njohjes verbale, e cila pritet të vijë në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, mësohet të ketë thënë Behrami.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë takuar me autoritete të Pakistanit disa herë dhe kanë kërkuar njohjen nga ky shtet.

Gjatë pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së

Bashkëpunimit Islamik, në Xhibuti, ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me ministren e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar. Gjatë takimit, Hoxhaj kishte marr premtime konkrete për njohjen e Kosovës nga Pakistani.

Ministrja e Jashtme e Pakistanit, gjatë bisedës me ministrin Hoxhaj ka thënë se Pakistani do ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për njohje duke shprehur interesimin e shtetit të saj për thellim të bashkëpunimit.

Shteti aziatik me një popullsi 157 milionë banorësh vlerësohet të jetë njohje e rëndësishme për shkak të rolit që ka ky shtet në organizatën islamike dhe tek një varg shtetesh të tjera, që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ