Gigi Buffon i ka kërkuar publikisht falje tifozëve në Juventus Stadium, pas barazimit që ka kompromentuar titullin e bardhezinjve në serie A, me Milanin tashmë vetëm 1 pikë pas.

Mediat italiane e kanë kryqëzuar portierin e "Zonjës së Vjetër" por fajktet tregojnë se ai nuk ishte i vetmi fajtor.
Sigurisht që asnjë tifoz nuk e priste një gafë të tillë në ndalesën e topit nga Buffon, por cfarë mund të thuash ndaj morisë së sulmeve që nuk u konkretixzuan ndaj një skuadre si Lecce me 10 lojtarë?

Ndoshta ky është edhe limiti i Juventus që nuk e ka një finalizues "race" para portës dhe që në nivel ndërkombëtar do ti duhet patjetër në Champions League.(rb/shqiptarja.com)