Mediat ndërkombëtare "jehonë" 
ekspozitës me fustane 'Mendoj për ty'

Mediat ndërkombëtare "jehonë" <br />ekspozitës me fustane 'Mendoj për ty'
Instalacioni artistik “Mendoj për ty” në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, është bërë lajm edhe në shumë prej mediave botërore. Gazeta britanike The Guardian ka shkruar një artikull, ku tregonte për fustanet e grumbulluara dhe personalitetet ndërkombëtare që i dhuruan ato duke përfshirë Chery Blair dhe Rita Orën.

E përditshmja angleze Daily Mail, ka shkruar për instalacionin, duke e përmendur se në mesin e fustaneve të varura na stadiumin e Prishtinës, qëndron fustani i Rita Orës dhe gruas së ish-kryeministrit anglez, Tony Blair.

Edhe agjencia amerikane e lajmeve ABC Neës, i ka kushtuar një artikull veprës artistike në përkrahje të grave të dhunuara në luftë. Yahoo News, Quartz, Euroneës, janë disa nga mediat të cilat botërisht kanë bërë publik lajmin, se në Kosovë është shpalosur ekspozita “Mendoj për ty”, në përkrahje të grave të dhunuara seksualisht, gjatë luftës në Kosovë.

Autorja e instalacionit ka thënë se, me fustanet e dhuruara do të bëjë një skulpturë, e cila do të vendoset në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji