Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri

Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri

BBC, rrjeti informative britanik shkruan se ”Shqiptarët kanë votuar si asnjë herë tjetër, pasi opozita i  bojkotoi ato, ndërkohë që incidente të vogla ndodhën në disa qendra votimi”

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA shkruante dje se “zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në qetësi të plotë, pavarësisht thirrjes për bojkot nga ana e opozitës së qendrës së djathtë të drejtuar nga Lulzim Basha, i cili nuk merr pjesë pasi ka akuzuar mazhorancën socialiste për parregullsi të rënda gjatë zgjedhjeve të kaluara”.

Agjencia e njohur italiane e lajmeve, agenzinova.it. shkruan se ”Zgjedhjet lokale në Shqipëri u zhvilluan në qetësi të plotë dhe pa incidente serioze”.

”Shqipëria mënjanoi një konflikt të mundshëm të brendshëm që nga momenti kur lideri i opozitës së djathtë, Lulzim Basha, kërcënoi për bojkotimin e procesit zgjedhor dhe për moszhvillimin e tyre, por që përfundoi duke u kërkuar qytetarëve që të mos merrnin pjesë në zgjedhje”, thekson kjo agjenci.

Gazeta britanike Daily Mailshkruan se ”Zgjedhjet për kryetarët e bashkive shqiptare, të bojkotuara nga partitë e opozitës u zhvilluan paqësisht… Përfaqësitë europiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje partive shqiptare, që të shmangin dhunën gjatë zgjedhjeve”

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rustja: 01/07/2019 18:04

    Prralla me mbret Jane me qindra te arrestuar nga lleshi I ed rames

    Përgjigju
    • Luli: 02/07/2019 02:36

      Mire ja ka bere se aty e kane benson. Ju lumte dora!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën