Mediat serbe: Nëse Prishtina shkel marrëveshjen e Uashingtonit, pesë vende gati të tërheqin njohjen

Mediat serbe: Nëse Prishtina shkel marrëveshjen e Uashingtonit, pesë vende gati të tërheqin njohjen

Serbia ka garanci të prerë nga pesë vende se janë të gatshme të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, në rast të mos respektimit te kushteve të marrëveshjeve shkruajnë mediat serbe.

Nëse Prishtina shkel marrëveshjen sipas së cilës duhet të ndalet nga aplikimi për pranim në organizatat ndërkombëtare, Beogradi do t'u kërkojë atyre vendeve të aktivizojnë procesin e tërheqjes së njohjes, njoftoi Vecernje Novosti.

Gazeta kujtoi se me marrëveshjen e Uashingtonit nga shtatori i vitit të kaluar, Beogradi dhe Prishtina u zotuan për një moratorium një-vjeçar mbi fushatën e mosnjohjes, duke ndaluar kështu kërkesat për paraqitjen e një kërkese për pranim në një nga organizatat ndërkombëtare.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha më herët se ai "ka informacion" se shqiptarët duan të bashkohen me Kosovën në Konferencën e Gjykatave Ndërkombëtare, duke deklaruar se nëse kjo ndodh, Serbia do të "detyrohet të përgjigjet në mënyrën që bën një shtet serioz dhe i përgjegjshëm. Dhe ata nuk do ta pëlqejnë aspak përgjigjen. Unë nuk besoj se ata do të jenë të lumtur me tërheqjet e reja të njohjes dhe tani mund t'u them atyre se do të ketë mosnjohje," tha Vuçiç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja