“Ismail Morina, njeriu që lëshoi ​​dronin në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, do japë llogari në vendin tonë”.

Kështu e ka nisur shkrimin e saj gazeta serbe “Blic” për ekstradimin e Ismail Morinës me vendim të gjykatës së Dubrovnikut tre ditë më parë.

Mediat serbe shkruajnë edhe për reagimin e familjarëve të Morinës, për të cilët ata thonë se janë të frikësuar dhe e konsiderojnë këtë vendim si  “drithërues”.

Ballist Morina do të ekstradohet në Serbi, pasi u arrestua një muaj më parë në Dubrovnik, sipas mediave serbe.

Gjykata e qytetit kroat mori vendimin për të dërguar njeriun që shkaktoi kaos të përgjithshëm në ndeshjen e kualifikimit për Kampionatin Evropian në Serbi për një çështje të drejtë”, shkruan gazeta “Blic”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com