Mediat serbe: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nis më 3 nëntor, Serbia: Nuk do rrimë duarkryq, shkelën marrëveshjen e Uashingtonit

Mediat serbe: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nis më 3 nëntor, Serbia: Nuk do rrimë duarkryq, shkelën marrëveshjen e Uashingtonit

Foto ilustruese

Procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE pritet të nisë më 3 nëntor, kështu kanë raportuar mediat serbe duke u cituar burimet e qeverisë në Beograd.

Në rast se ky proces do të nisë, mediat pohojnë se Serbia do të paralajmërojë çnjohje, (pra do të lobojë më që vendet mos ta njohin Kosovën si shtet të pavarur).

“Beogradi nuk do të rrijë duarkryq në përpjekjet e Prishtinës, me ndihmën e aleatëve perëndimorë, për të shtyrë anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare”, shkruan “Veçernje Novosti”.

Një nga përgjigjet e para mund të jetë aktivizimi i tërheqjeve të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga e enjtja e 3 nëntorit, nëse në Këshillin e Evropës do të iniciohet procedura për pranimin e Kosovës.

“Beogradi ka në sirtarin e tij shënimet e nëntë vendeve që ndryshuan vendimin për njohjen e Kosovës, të cilin mund ta zbulojë në çdo kohë dhe ‘në pritje’ është gjithashtu një fushatë e gjerë lobimi diplomatik për tërheqje të reja të njohjeve, e cila u ngri pas marrëveshjes për një moratorium në Marrëveshjen e Washingtonit”, shkruajnë mediat serbe.

Sipas “Veçernje Novosti”, presionet e reja ndaj Serbisë nuk do të vijnë vetëm nga Strasburgu dhe Këshilli i Evropës, pro thuhet se presidenti Aleksandar Vuçiq do të përballet edhe me kërkesat e hapura për një zgjidhje të përshpejtuar në kryeqytetin gjerman, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili është planifikuar për 3 nëntor, ku çështja e Kosovës dhe vendosja urgjente e sanksioneve kundër Rusisë, do të jenë temë për Serbinë.

Kosova ka aplikuar në maj të këtij viti për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa më 3 nëntor pritet të mbahet seanca e kësaj jave e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për të nisur zyrtarisht procesin që duhet të kulmojë me pranimin e Kosovës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja