Sipas “Novosti”, vëllezërit kishin të fshehur në makinë një dron, i cili ishte futur në vendin e gomës rezervë , ndërsa nuk kishin asnjë lloj autorizimi për ta mbajtur në makinë.
Lajmi më vonë është përgënjeshtruar nga autoritetet serbe, ndërkaq kanq theksuar se një pretendim i tillë nuk ka ndodhur sot dhe as në ditët e kaluara.
Ndërsa ka patur dhe dyzime në mes mediave në lidhje me ktë ngjarje, gazeta “Kurir” shkruan se ajo ka kontaktuar me Ministrinë e Brendshme serbe dhe nuk ekziston asnjë informacion në lidhje me arrestimin e tre shqiptarëve në Preshevë.
Gjuha nacionaliste për të agravuar situatën nuk është hera e parë që ndodh në mediat serbe, por ata po përpiqen të krijojnë një situatë frike në prag të ndeshjes mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut, e cila do të luhet nesër.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com






