Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka fajësuar policinë e Kosovës që sipas tij ka dhunuar 2 të rinj serbë mbrëmjen e djeshme. Ai tha se misioni i EULEX për paqen gënjen kur thotë se po e sheh nga afër situatën. Sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka krijuar një situatë kriminale me dhunën e ushtruar ndaj serbëve në veri. Ai tha se ky i fundit ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Mes të tjerash, Vuçiç ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në takimin e javës së ardhshme mes tij dhe Kurtit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian në Bruksel. Ai e konsideroi si diçka ta pakuptimtë takimin me Kurtin.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke folur për rrëmbimin dhe burgosjen e 3 policëve në veri të Kosovës, tha se po bëhet gjithçka për lirimin e tyre dhe shtoi se javën e ardhshme efektivët do të vizitohen nga Jetish Jashari, shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës me Beogradin.
“Jemi duke bërë gjithçka që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër, i ftojmë edhe njëherë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor kur njësitet e tyre speciale dhe ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë – njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë tre policët tanë në Leposaviq të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës”, tha Kurti.
Në kuadër të zhvillimeve në veri , “Serbët në veri të Kosovës po planifikojnë që së shpejti të fillojnë formimin e Asociacionit të kominave me shumicë serbe dhe organeve të tij”. Kështu shkruan media serbe ‘Blic’ ku nënvizohet se një mjek, ish kryetar i komunës së Zveçanit do të propozohet për kryetar të Asociacionit.
Sipas mediave serbe, është planifikuar që selia e Asociacionit të jetë në Mitrovicë të Kosovës.
Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do t'i drejtohet me një fjalim kombit këtë të diel, ku pritet të adresojë qëndrimin e shtetit serb në lidhje me situatën e krijuar në Veri të Kosovës. Nga ana tjetër Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet se ka rrahur dy persona gjatë një ndalimi në rrugën Izvor-Banjska, përkatësisht në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës.
Media serbe per acociacionin
Ngjarjet e fundit siç duket kanë ndikuar në këtë vendim, duke nisur nga përplasjet në veri mes protestuesve dhe policië së Kosovës dhe më pas forcave të KFOR-it, duke u pasuar së fundmi me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe.
“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar më shumë se 10 vjet më parë. Për më shumë se 3700 ditë, Asociacioni i Komunave Serbe nuk është formuar dhe pas gjithçkaje që kemi duruar ditët e fundit, është e qartë se askush nuk e dëshiron realisht: as autoritetet në Prishtinë, as bashkësia ndërkombëtare. Prandaj ne do t'i marrim gjërat në duart tona – shprehet një serb për median ‘Blic’.
Siç shkruan “Blic”, struktura e Bashkësisë së Komunave Serbe nëse formohet pritet të përbëhet nga këto organe.
- Kuvendi, si organi më i lartë, do të përbëhet nga përfaqësues të caktuar nga secili kuvend i komunave anëtare nga radhët e këshilltarëve të zgjedhur.
- Presidenti përfaqëson Komunitetin dhe asistohet nga nënkryetari. Kryetarin dhe nënkryetarin i zgjedh Kuvendi nga radhët e këshilltarëve të komunave anëtare dhe kryetarëve të tyre.
-Këshilli përbëhet nga maksimumi 30 anëtarë nga radhët e banorëve të komunave anëtare, duke përfshirë të gjithë kryetarët e komunave anëtare.
- Një komision i përbërë nga shtatë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi nga radhët e kryetarëve të komunave dhe banorëve të komunave anëtare.
- Administrata, e drejtuar nga Shefi i Administratës.
- Zyra e Ankesave, e cila do të ketë mandatin të shqyrtojë ankesat në lidhje me objektivat.
Për një Asociacion të tillë, njëetnik, vetë kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se një gjë e tillë nuk është e mundur, duke u rekomanduar serbëve që një gjë të tillë ta provojnë në Serbi me pakicat kombëtare që kanë.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deri më tani, ka dorëzuar një draft statut në Francë dhe Gjermani lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Një propozim i tillë nuk u prit mirë as nga liderët e Kosovës dhe as të Serbisë, me Kurtin i cili tha se Rama duhet të mbronte interesat e shqiptarëve në Serbi dhe Vuçiç i cili tha se kryeministri i Shqipërisë nuk është i autorizuar për një propozim të tillë.
Bashkimi Europian e vlerësoi propozimin e Ramës si shumë cilësor dhe të ndërtuar me shumë seriozitet.
Lajmi në përditësim...
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se do të zhvillojë një vizitë në Uashington dhe fokusi kryesor do të jetë situata në veri të Kosovës.
“Në fillim të kësaj jave, i informova kolegët e mi në Bruksel për vizitën time të fundit të përbashkët në rajon, situatën aktuale dhe rrugën përpara. Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin. Më tej theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së. Do të shkoj në Uashington DC më pas me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm”, bën më dije Lajçak.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se situata në veri është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës dhe se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta dënojë ashpër sjelljen dhe veprimin e Serbisë.
Për sa i përket situatës në veri, kryeministri Kurti tha se ajo është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën.
“Këto dy vite kanë qenë vite të rritjes dhe luftës kundër korrupsionit. Kryeministri nënvizoi rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja të cilat gjatë qeverisjes sonë janë dyfishuar, dhe të hyrat tatimore të cilat janë shtuar për 2/3. Ai po ashtu iu referua raporteve ndërkombëtare si Transparency International, Projektit të Drejtësisë Botërore, Reporterëve pa Kufij e Freedom House, që vënë në pah rezultat e sundimit të ligjit dhe të avancimit të lirive dhe të drejtave.” – thuhet në njoftim.
Dy pjesëtarë të Listës Serbe kanë paralajmëruar se do të ngrenë padi për shpifje ndaj gazetarit Pleurat Salihu i cili u dhunua dy ditë më parë nga persona të maskuar.
Gazetari tha se Sllavko Simiq ishte ai që urdhëroi sulmin ndaj tij. Ndërsa ky i fundit, së bashku me Zoran Todiç një tjetër anëtar të Listës Serbe në Leposaviç kanë lajmëruar se do të padisin Salihin për shpifje. Mes të tjerash, ata u shprehën se e dënonin dhunën e ushtruar ndaj tij dhe mediave.
“Përfaqësuesit e komunës së Leposaviqit në emër të Listës Serbe dënojnë qartë dhe pa mëdyshje çdo sulm ndaj gazetarëve dhe theksuan se një trajtim i tillë është i papranueshëm dhe se ata gjithmonë dhe në çdo rast janë udhëhequr ekskluzivisht nga parimet e tilla”, shkruan Lista Serbe në faceboook.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka diskutuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz gjatë një samiti të mbajtur ditën e sotme në Berlin.
Osmani ka shkruar në twitter, për bisedën që ka patur me Scholz ku ka thënë se është diskutuar për hapat e nevojshëm për të ecur përpara. Duke iu referuar rrëmbimit të 3 policëve në veri të Kosovës, Osmani falënderoi kancelarin gjerman për mbështetjen e tij dhe qëndrimin e Gjermanisë për lirimin e efektivëve.
“Në Berlin, gjithashtu në margjinat e @SOWG_Berlin2023, pata mundësinë të angazhohesha në një shkëmbim me kancelarin Olaf Scholz ku diskutuam për hapat e nevojshëm përpara. Shprehim vlerësimin për mbështetjen dhe qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë.” – përfundon shkrimi i Osmanit.
Për situatën e krijuar në veri të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është koha të ulemi e diskutojmë më partnerët ndërkombëtarë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po kryhen të gjitha veprimet e mundshme me qëllim lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës. Ai u bëri sërish thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë agresionin e Serbisë.
“Jemi duke bërë gjithçka që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër, i ftojmë edhe njëherë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor kur njësitet e tyre speciale dhe ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë – njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë tre policët tanë në Leposaviq të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës”, tha ai.
Kurti shtoi se me shumë mundësi, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari në fillim të javës do të mund t’i vizitojë policët e paraburgosur në Serbi.
“Sipas të gjitha gjasave, në bazë të lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha kryeministri.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin që BE mund të ndërmjetësojë mes tij dhe Kurtit në Bruksel. Ai tha se është e pakuptimtë të flasë me kryeministrin e Kosovës.
“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardhshme.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ka folur rreth ngarjes së dyshimtë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zveçan ku u raportua se 2 të rinj serb janë dhunuar nga policia e Kosovës. Ai pati një sërë kritikash ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të cilët i quajti “gënjeshtarë”.
“EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve”, ka thënë ai.
Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajtohen qytetarët serbë.
“Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajton të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb. Mendoja se po e bënte vetëm, por tani e di që e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore”, ka thënë mes tjerash ai.
Policia e Kosovës ka mohuar akuzat mbi pretendimet e Listës Serbe për dhunimin e dy serbëve gjatë një ndalimi në rrugën Izvor-Banjska në komunën e Zveçanit.
“Deklarimet e ndryshme se kinse policia i ka rrahur dy prej këtyre personave nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta”, u tha në reagim, duke shtuar se gjatë këtij ndalimi nuk ka pasur sjellje joprofesionale policore.
Ky reagim vjen pas denoncimit të djeshëm të bërë nga Lista Serbe ku pretendohej se dy persona, motër e vëlla minorenë ishin keqtrajtuar nga policia e Kosovës.
“Ata u rrahën brutalisht sonte në fshatin Zhitkovac, në komunën e Zveçanit, teksa po ngisnin një motor”, pretendoi Lista Serbe, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, se po “bën gjithçka për të dëbuar popullin serb”, dhe se komuniteti ndërkombëtar “nuk po bën asgjë për të mbajtur përgjegjës Kurtin”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do t'i drejtohet me një fjalim kombit këtë të diel, ku pritet të adresojë qëndrimin e shtetit serb në lidhje me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.
Ky fjalim i Vuçiç pritet me shumë interes pasi për herë të parë Vuçiç pritet të flasë për 3 policët e Kosovës që prej ditësh ndodhen në burg në Serbi, me akuzën e posedimit dhe trafikimit të armëve. Dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një deklaratë të DASH i bënë thirrje të drejtpërdrejtë Vuçiç që të lirojë menjëherë 3 efektivët policorë.
Fjalimi i Vuçiç është caktuar për në orën 10:00 dhe mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidencës serbe.
Ne fakt, pa kuptim jane te gjitha bisedimet Kosove-Serbi te zhvilluara deri tani.C'rendesi kane marreveshjet e dores se dyte e te trete,kur ajo me kryesorja-njohja e pavaresise se Kosoves nuk ka per te ndodhur kurre nga Serbia?! Keto bisedime dhe marreveshjet e mosmarreveshjet mes Kosoves e Serbise ngjajne me ato mes Izraelit e Palestines,ku palet kane nje gjysem shekulli a me teper qe bisedojne me ndermjetesine e nderkombetareve e ku jemi?-Ne vend numero! Izraeli e mbyll dhe e hap kufirin si t'i doje qejfi,po keshtu dhe marreveshjet ekonomike,sociale i zbaton sic do,nderkaq nga ana tjeter,nuk njeh Palestinen si shtet,ben /engjellin/ ne syte e botes e te fortin vend e pa vend me palestinezet me keq se Serbia me kosovaret dhe vazhdon zgjerimin e ngulimeve hebreje ne tokat palestineze qe ngjajne si dy pika uji me asosacionin serb ne Mitrovice.I vetmi ndryshim qe kemi eshte qe Kosoves ja kane njohur pavaresine me shume se 100 shtete dhe midis tyre dhe ato kryesoret dhe UCK u njoh e u respektua qe ne fillim nga nderkombetaret,jo si OCP qe ne fillim u cilesua terroriste dhe pastaj u njoh si e ligjshme nga bota.S.d.q,a ja vlen te vazhdohen bisedime te tilla pa rezultat ne Ballkan?!
PërgjigjuO Albin o koqe e rrudhur terhiqu shpejt nga budalliku se e humbe veriun me kete strukture armiqesore jo vetem per Kosoven e Shqiperine por gjithe ballkanin dhe lere Kfor te organizoje zgjedhjet o koqe
PërgjigjuEdi drogèn, e ka nè xhep ky, thuaj ç,tè duash. Edhe kur serbi i fundit, del e proteston kundèr korrupsionit dhe nepotizmit tè kètij tè korruptuari si Edi,,,,Rama do ti lutet Zotit,qè ai tè shpètojè, ashtu siç shpèton edhe ai Ilir hajdutin apo Sali Gèrdecin.!!!
PërgjigjuKur PATURPËSISHT,NJËANSHMERISHT DHE TRADHËTISHT EDVINKRYEMINISTRI ANULLOJ TAKIMIN E PLANIFIKUAR ME ALBIN KURTIN DHE QEVERINE E KOSOVES ME 14 QERSHOR SI DO PRANOJ VUÇIQKAKA I EDVINIT???
PërgjigjuKa te drejte vucic kur sheh europe k### qe nuk i tregon dhembet por meret me kosoven qe do vetem te drejten e saj. BE eshte nje bashkim fake. Lufta e ftohte gjermani - france per influence e ka bere europen shume te dobet dhe pafytyre. Po te doje europa stabilitet e fut ballkanin ne BE qe neser dhe marrin fund keto lojra. Por nepermjet keture lojeave parlamentaret e europes zhavasin leket e europes per gjoja pune per stabilitet Haha. Akoma vazhdojne i marrin njerezit per budallenj
PërgjigjuLer te shkoj rama te flasi me vucicin meqe ky sdon me fol me kurtin
PërgjigjuIshalla vendos Ramen kryetare te Asociacioni , so ishte pozite e merituar ????
Përgjigju