Serbi/ Vrasja e policit serb në Loznicë, ekzekutohet autori shqiptar, Faton Hajrizi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Ivica Daçiq tha sot se vrasësi i policit Nikolla Krsmanoviq është likuiduar në afërsi të Loznicës.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë sot se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes (18 korrik) vrau policinë në Serbi, Nikolla Krsmanoviq.
“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.
Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut.
Sipas informacioneve të Gazetës “Blic” të Beogradit, Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, “ku prej vitesh fshihen migrantët” në pritje të një “lidhjeje” “për të ikur përtej Drinës.
Faton Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policisë, ndërsa si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë ka mbetur i vrarë.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Mediat serbe publikojnë foton e të vrarit shqiptar Faton Harizi
Është publikuar fotoja e cila i atribuohet vrasësit të një polici serbe në Lloznicë nga mediat serbe.
Këto të fundit citojnë ministrin e Brendshëm Ivica Daçiq të ketë deklaruar se autori i vrasjes së Nikolla Krsmanoviq është likuiduar në afërsi të Loznicës nga Njësia Speciale Antiterroriste.
“Pjesëtarët e policisë vranë një polic në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar më herët se është në kërkim të të dyshuarit Faton Hajrizi./ Kosova Press