Kurti për CNN: Serbia si Rusia, do zgjerim të territorit! Ndërkombëtarët t'i bëjnë presion të largojë bazat ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Kurti për CNN: Serbia si Rusia, do zgjerim të territorit! Ndërkombëtarët t'i bëjnë presion të largojë bazat ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Albin Kurti e Aleksander Vuçiç

Prishtine- Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë për t’i larguar bazat ushtarake përreth kufirit me Kosovën.

Gjatë intervistës së përbashkët me Wesley Clark për CNN, Kurti tha se Serbia dhe Rusia janë të ngjashme për shkak të interesit të përbashkët të tyre për t’i zgjeruar territoret e tyre.

Kryeministri Kurti ka thënë se Serbia është një fqinj shumë agresiv dhe e pret një mundësi për t’u futur në Kosovë, prandaj sipas tij një gjë të tillë duhet ta parandalojnë partnerët perëndimorë.

“Fqinji ynë Serbia është shumë agresiv ndaj Kosovës, fillimisht duke mos e njohur si shtet të pavarur. Krahas kësaj është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi. Ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie. Ajo çfarë kërkojmë nga partnerët perëndimorë është që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, që secila ka 50-150 ushtarë. Nëse flasim nga aspekti politik, Serbia është e ngjashme me Federatën Ruse. Ata nuk njohin de facto dhe de juro fqinjët e tyre sepse ata duan zgjerim”, ka thënë Kurti.

Në aspektin historik, kulturor dhe operacional, Kremlini dhe Beogradi e kanë imituar njëri-tjetrin, tha mw tej Kurti. “...prandaj jemi të shqetësuar sepse është në interesin e Kremlinit që të përhapë konflikte të tjera në Evropë përmes bashkëpunëtorëve të tij. Dhe Serbia në Ballkan është shtet hegjemonist dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e Rusisë”, ka shtuar ai.

I pyetur se çfarë bëri NATO për shtetin e tij, Kurti është shprehur: “Muajin e kaluar festuam 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa intervenimin e NATO-s, pa aeroplanët e NATO-s që bombarduan për 78 ditë forcat policore dhe ushtarake të liderit serb Sllobodan Millosheviç. Ishte lufta e katërt që kishte nisur në territorin e ish-Jugosllavisë.

Gjatë gjithë viteve ’90 paraprakisht, ishin dhjetëra masakra kundër popullsisë civile në Kosovë, ku gra, fëmijë dhe pleq u vranë, gra të përdhunuara, shtëpi dhe fshatra të tëra u dogjën. Krejt kjo ishte projekt gjenocidal i Millosheviçit. Kushdo që është ende gjallë dhe ishte në Kosovë më 10, 11, dhe 12 qershor të vitit 1999 e di se ato ditë janë ditët më të lumtura të jetës së tyre. Çlirimi u mundësua nga qëndrueshmëria dhe lufta e njerëzve dhe nga ndërhyrja e NATO-s”, ka theksuar tutje Kurti në intervistën për CNN me gazetaren e njohur Christiane Amanpour. /Rtk/


Lajmi kryesor:

Ish-gjenerali Clark: Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Vuçiç do bëjë atë që do Putini! NATO duhet ta shpëtojë Ukrainën, siç bëri me Kosovën


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Fluks pasagjerësh në portet e Durrësit dhe të Vlorës! Për 10 ditë u regjistruan mbi 100 mijë pasagjerë

Fluks pasagjerësh në portet e Durrësit dhe të Vlorës! Për 10 ditë u regjistruan mbi 100 mijë pasagjerë