Mediat: Terroristi shqiptar Lavdrim 
Muhaxheri vritet nga kurdët në Siri

Mediat: Terroristi shqiptar Lavdrim <br />Muhaxheri vritet nga kurdët në Siri
KOBANE - Lavdrim Muhaxheri, shqiptari nga Kosova i njohur si pjesëtar i ISIS, është vrarë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave Muhaxheri është vrarë nga luftëtarët kurdë, në qytetin sirian Kobane, në afërsi të kufirit me Turqinë.

Fillimisht ka qenë gazetarja britanike e Sunday Times, Hala Jaber që ka shkruar në Twitter se në Siri është vrarë Abu Abdullah Kosova, emri me të cilin njihet në Siri Lavdrim Muhaxheri. Ajo shkruan se Muhaxheri ka qenë luftëtar shqiptar nga Kosova dhe është vrarë nga kurdët në Kobane.

“Sot është vrarë dhe një tjetër terrorist famëkeq dhe ky ështëLavdrim Muhaxheri. Ai ka qenë luftëtar nga Kosova”, shkruan gazetarja në Twitter.

Po sot korrespodenti i “Al Rai”, Elijah J. Magnier e ka konfirmuar vrasjen e Lavdrim Muhaxherit në luftimet që janë bërë në Kobane ndërmjet kurdëve dhe ISIS-it. Magnier ka shkruar në profilin e tij në Twitter, se Abu Abdullah është vrarë dhe se kjo është konfirmuar edhe vetë nga disa kanale të ISIS-it.

Ndërkohë edhe kurdët nga ana e tyre kanë publikuar fotografi të luftimeve me ISIS, duke theksuar se 42 terroristë, dhe sipas lajmit të publikuar edhe nga Sunday Times, në mesin e tyre dyshohet të jetë edhe Muhaxheri.

Lavdrim Muhaxheri është bërë i famshëm në Kosovë për aktet e tij të djegies së pasaportës së Kosovës gjatë qëndrimit në frontin sirian kras ISIS­it si dhe me fotografitë rrëqethëse me kokën e prerë të një të riu sirian. Disa muaj me pare ai u plagos dhe pati njoftime kontraverse per vdekjen e mundeshme te tij. Kjo eshte hera e dyte qe njoftohet vdekja e tij.

isis
lavdrim muhaxheri
lavdrim muhaxheri
lavdrim muhaxheri


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf