Mediet spanjolle për kombëtaren e tyre: Është fundi i një cikli
Mediat spanjolle e kanë kryqëzuar kombëtaren e tyre, diku duke bërë ironi, e më pas analiza dhe detaje të dështimit.
Ilustrim: mediet spanjolle
Padyshim që dita e djeshme kishte si kryefjalë eliminimin e Spanjës nga 1/8 finale të Kupës së Botës, një ekipi që shihej si pretendent për triumfin në “Russia 2018”. Mediat spanjolle e kanë kryqëzuar kombëtaren e tyre, diku duke bërë ironi, e më pas analiza dhe detaje të dështimit. Gazeta spanjolle “Marca” shkruan me të madhe “Shkojnë në shtëpi”, e ilustruar me foton e futbollistëve spanjollë në mesin e fushës kur u humb penalltia fundit nga Aspas.
Mundo Deportivo hapet me titullin “Ndëshkimi maksimal”, ndërsa prestigjozja AS ka si kryetitull: “Është fundi i një cikli”. Ndërsa gazeta Super akuzon presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, i cili i mori trajnerin Spanjës, dy ditë para startit të Botërorit. Kjo gazetë, me foton e Perez, shkruan në faqe të parë: Je i kënaqur?”
Marca rendit edhe 10 arsyet kryesore pse Spanja dështoi në këtë kupë bote. Së pari, është portiere De Gea, vetëm një pritje, gjashtë gola të pësuar dhe asnjë penallti e pritur. Së dyti, shkarkimi i trajnerit dy ditë para startit. Së treti, performanca e dobët e mesfushës.
E katërta, moskombinimi Iniesta-Ramos-Pique. E pesta, mungesa e gjuajtjeve drejt portës. Gjashtë, trajneri i ri Hierro, nuk ndryshoi asgjë dhe nuk solli asgjë. Asnjë ndryshim para minutën 65’. E shtata, asnjë veteran nuk mori rolin e liderit. E teta, mosdëshifrimi i kundërshtarit. E nënta, nuk kishte kurrë plan B. Dhe e fundit, harxhimi i energjive me prekjet e topit shpesh në mesfushën e vet.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serie A/ Inter triumf i pastër në shtëpinë e Cagliarit, Lautaro zhbllokohet pas 2 muajsh! Minuta dhe për Asllanin (VIDEO)
28 Dhjetor, 20:48
-
Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)
28 Dhjetor, 20:33
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor, 20:18
-
Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët
28 Dhjetor, 20:09
-
Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona
28 Dhjetor, 19:56
-
Italianët kundër Musk, 23.6% e përdoruesve të ‘X’ braktisin platformën! ‘Rritet’ Zuckerberg
28 Dhjetor, 19:53
-
Mosmarrëveshja me Sllovakinë, Zelensky: Po hapin front të dytë energjitik kundër Ukrainës! Fico: Nëse Kievi ndalon gazin, s’e furnizojmë me energji
28 Dhjetor, 19:44
-
Planet e administratës Trump mbi emigracionin
28 Dhjetor, 19:41
-
Çfarë po ndodh me Donald Trump dhe gruan e tij?
28 Dhjetor, 19:26
-
Korrupsioni në vend, Rama për VOA-n: Nuk është aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme! Thuhen shumë të pavërteta që duken atraktive
28 Dhjetor, 19:12
-
Mandati i Xhaçkës, Rama për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën
28 Dhjetor, 18:46
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor, 18:34