'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit

TIRANË - Sot ishte seanca e radhës në GJKKO për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Pas seancës Mediu foli për gazetarët ku përsëriti edhe një herë se si ministër nuk ka pasur përgjegjësi për kalibrat, por gjithnjë merret parasysh mendimi i shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë që është këshilltar edhe i kryeministrit dhe presidentit.

'Një ministër nuk mund të jap mendim për kalibrat. Mendimi vjen i firmosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltari i lartë ushtarak edhe i kryeministrit dhe presidentit. Ministri nuk mund të ketë autoritet për ta pyetur. Nuk do ishte korrekte dhe nuk do kishte mundësi ta bëjë. Nuk mund të vërë në mëdyshje akte që janë programi si demontimi apo praktika të mbrojtjes si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.'

G.K/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen