Mediu kundër PD: Duhet qeveri tranzitore, të ridiskutojmë çështjen e sistemit zgjedhor

Qëndrimet me orë të gjata mbyllur në selitë diplomatike prodhuan një marrëveshje. Për këtë është dakord kryetari i Partisë Republikane. Por saktëson se dakordësimi imazhorancës dhe opozitës nuk do të garantojnë zgjedhjet që kërkohen prej vitesh.

“Nuk dua të keqkuptohemi, por dua ta theksoj që në fillim. Nuk ka një marrëveshje për reformën Zgjedhore në gjykimin tim, por është një marrëveshje për administrimin e  procesit me dy elementë shumë të rëndësishëm: Rikthimi te komisionet e balancuara për shkak se kishte  një tentativë nga Rama që në emër të administratës të depolitizuar të kontrollonte komisionet zgjedhore dhe të garantonte fitore në tryezë dhe nga ana tjetër  është identifikimi biometrik, i cili është një element pozitiv që shmang votimet familjare, votimin dy herë  apo mbushjen e kutive të votimit. Kjo nuk e zgjidh problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do të ishte  shumë naive nga ana ime, por dhe nga ana e opozitës  për ta zgjidhur çështjen e reformës zgjedhore”, thotë Mediu.

Ndryshe nga hapat pas që ka bërë Partia Demokratike, Fatmir Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri tranzitore.

"Mendoj që duhet garantuar vullneti politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme prandaj nevoja e qeverisë Kujdestare është dhe do të ngelet domosdoshmëri. Një marrëdhënie mes forcave politike për të garantuar besimin e qytetarëve, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për  njohjen e tyre  dhe stabilitet politik që I shërben vendit por edhe integrimit evropian të Shqipërisë", tha Mediu.

Ndryshimi i sistemit ka qenë një ndër kërkesat e hershme të Partisë Republikane dhe partive të vogla. Opozita nuk duhet të vazhdojë ta anashkalojë këshillon Fatmir Mediu.

“Përveç asaj ka edhe çështje të tjera politike që janë lënë hapur për të diskutuar si çështja e sistemit dhe për derisa ka një interes  të drejtë nga ana e qytetarëve për rolin dhe funksionimin e parlamentit, sa i përfaqëson realisht  zërin e qytetarëve, do të ishte një çështje që opozita duhet ta trajtojë sa më shpejt, për të parë avantazhet dhe disavantazhet e saj. Ky është edhe qëndrimi I PR në kuadër të opozitës”, u shpreh Mediu për Report Tv.

Sa i përket propozimeve për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Fatmir Mediu mendon se opozita parlamentare po i bën shërbimin e fundit kryeministrit Edi Rama, atë të ofrimit të pushtetit në tavolinë.

“Nuk mendoj që opozita brenda parlamentit duhet të dalë ndesh idesë që duhet të ketë identifikim biometrik, apo çështja  e depolitizimit, sepse nëse depolitizojmë plotësisht administratën zgjedhore në interes të Edi Ramës, kjo shkon në  dëm të vendit, prandaj janë lënë  komisionet e balancuara. Kam vlerësuar ata që kanë dalë me idenë e hapjes së listave për krijimin e një sinergjie për secilin që mendon se  mund të përfaqësojë qytetarët dhe të shkojë në parlament sipas votës që I jepet si individ apo si  subjekt politik.  Kurse lëvizjet e ditëve të fundit janë tërësisht alogjike dhe  ideja që nuk duhen lejuar koalicionet zgjedhore është si  ti thuash Edi Ramës që  po të bëjmë shërbimin e fundit  dhe ti mund ta marrësh pushtetin në tavolinë prapë. Dihet që opozita ka funksionuar si koalicion dhe nuk ka bërë  vaki në historinë elektorale të mos ketë koalicione në një kohë kur ekzistojnë  partitë politike, ka edhe koalicione, njerëz që kanë të njëjtat pikëpamje. Çështja e pragut elektoral është si të matesh me hijen tënde, këta njerëz e dinë që është joreale, por kjo është lufta që bëhet nga Edi Rama duke i servirur të gatshme një pjesë të tyre për ta paraqitur si propozim, një pjesë e tyre as nuk e kanë lexuar, kanë firmosur pa e ditur se cila është brendia e tyre, sepse kanë firmosur në fund të fundit  kundër  qoftë edhe në interesin e tyre personal”, tha kreu i PR-së.

Nuk ka datë zgjedhjesh por fushata ka nisur edhe brenda opozitës. Këtë e pranon kryerepublikani Fatmir Mediu, por është ende i paqartë për planin e kryetarit të Partisë Demokratike.

“Mendoj që çdo parti politike e opozitës tani është duke u përgatitur për fushatën,  për përzgjedhjen e kandidatëve, për strukturat e veta, por kur flasim për opozitë duhet parë një funksionim i  përbashkët në qëllimet  programore dhe elektorale. Sepse një opozitë pa një qendërzim të logjikës së kërkesave politike, mbështetjes  dhe angazhimit strukturor elektoral  ku secili  ka rolin e vet për maksimizimin e votave, mendoj që do të ishte gabim. Duhet ecur paralelisht funksionimi politik i partive të  opozitës por edhe funksionimi i fushatës së saj. Të paktën  30 vjet që jam marrë me politikë kështu ka funksionuar, nëse ka dalë ndonjë mënyrë e re duhet ta mësoj dhe unë”, tha Mediu.

Aleati i Bashës thotë se vetëm Partia Socialiste ka interes të ndikojë te opozitarët brenda parlamentit ndërkohë që bën thirrje që të mbahen sa më parë zgjedhjet lokale.

"Nuk di të ketë një lëvizje të opozitës për të ndikuar te opozita Brenda parlamentit, nuk do e shikoja herezi që të ketë një komunikim pavarësisht situatës, pavarësisht se ato janë në parlament, por duket qartazi që  ajo që do të ndikojë jo vetëm për shkak  të kësaj situate, por edhe të tjera e ka Partia Socialiste. Vetë votimet e kanë treguar qartësisht  influencën e Partisë Socialiste te opozita e re.  Mendoj që është urgjente të kemi zgjedhje lokale. Nuk kemi pushtet lokal. Do të ishte mirë të kishim zgjedhje lokale paraprakisht.  Nëse jo, do të ishte mirë të kishim edhe zgjedhje lokale edhe parlamentare. Nuk mund të injorojmë  faktin që pushteti lokal është më pranë qytetarëve, ka të bëjë me interesat e tyre jetike. Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt. Të ketë një përfaqësim të drejtë në pushtetin lokal e pastaj edhe Parlament. Sikur të bëheshin që nesër zgjedhjet, do ishte gjëja më e mirë", përfundon Mediu.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 16/06/2020 08:59

    Jam dakord me vrasesin e 23 njerzve ne Gerdec te cilit akoma nuk i eshte bere gjyqi shembullor qe do behet nje dite dhe ky vrases do jete prapa hekurave. Ne qeverine tranzitore te propozuar nga vrasesi i Gerdecit mendoj se kryeminister duhet te jete kryevagabondi i pd leshelis Flamur Herman Geringu i cili ka nje eksperience te madhe ne blerjen dhe manipulimin e votave nga zgjedhjet e vitit 2017 kur ai ma banden e Xhelal horrit te Kamzes beri terror ne Diber.

    Përgjigju
  • ERP: 15/06/2020 16:37

    Pervec skandalit te Gerdecit per te cilin duhet te shkoje ne burg, cfare i ka dhene politikes shqiptare fhe cfare te nire i ka sjelle vendit ky parazit?!!!

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 15/06/2020 16:17

    I ke duart me gjak te lyera. Ke vrare njerez te pafajshem o qelbesire

    Përgjigju
  • Ilir: 15/06/2020 16:02

    Vrasesit duhet te jene ne burg dhe jo te japin mend. Ti ke vrare nje fshat komplet...! Duhet hapje e listave jo qeveri qelbesirash!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 15/06/2020 15:58

    O trafikanti Medinhoxha.O vrases qe te kullojne duart gjak ke goje me fol.Ti duhesh rjepur i gjalle dhe te hidhet kripe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë