Mediu nën akuzë për tragjedinë e  Gërdecit, Meta: S’kam koment, tentativë për të spostuar vëmendjen nga afera inceneratorëve

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv nuk pranoi që të komentonte vënien nën akuzë për shpërdorim detyre nga SPAK të Fatmir Mediut. Sipas Metës këto pyetje kërkojnë që të na spostojnë vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

‘Shqipëria në këto 10 vite të qeverisjes së Edi Ramës është vendi që ka pësuar rënien më të fortë në të gjithë rajonin. Në veçanti në 6 vitet e fundit dhe deri tani ju e dini se janë humbur 26 vende nga Shqipëria. Përpjekjet e Edi Ramës për të inskenuar hetimet me qëllim që të shmangin vëmendjen nga skandale që po u vjedhin shqiptarëve, me emra përmes ligjeve me porosi, përmes aferave sterr të zeza. Do jetë ndryshimi politik ai që do të garantojë edhe ndryshimin në drejtësi. Këto pyetje kërkojnë që të na spostojnë vëmendjen nga afera e inceneratorëve.’- u shpreh Meta.


Lajmi kryesor:

'Vendoret', Meta për Report Tv: Nëse gjykata s’i jep PD-në Berishës tregon se jemi shtet mafioz! Alibeaj përballë? Nuk më intereson ç’bën ‘Rilindja’


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton