TIRANË- 14 maji, dita kur do të mbahen zgjedhjet vendore, do të shënjojë një ndryshim të madh. Kështu shprehet kreu i Partisë së Lirisë, në një intervistë për Report TV në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu. Ai thekson se më 14 maj pritet një uragan në drejtim të kutive të votimit dhe qytetarët me votën e tyre do të dënojnë këtë qeveri korruptive.
"Përvëlues me skandale të jashtëzakonshëm ka qenë shtatori, tetori nëntori dhe fillimi i këtij viti. Aq përvëlues saqë edhe oxhaqet janë plot me zjarr. Përveç denoncimeve dhe skandaleve ku është zhytur qeveria ne njëkohësisht i kemi kushtuar vëmendje maksimale edhe protestave dhe zgjedhjeve që do të vijnë dhe pas asnjë diskutim do shënojnë një ndryshim të madh", tha Meta.
Meta u ndal edhe tek përçarja e PD-së dhe çështja e kontrollit të partisë, teksa ende Gjykata e Apelit ende s’ka marrë një vendim për të vulën e partisë. Meta u shpreh se nëse vendimi do të jetë në favor të grupit të Enkeljed Alibeajt do të tregojë se vendi ynë udhëhiqet nga një shtet mafioz dhe se vendimet i merr kreu i Meduzës, referuar këtu kryeministrit Edi Rama, me të njëjtën gjuhë që përdor edhe Sali Berisha. Sipas tij, një vendim i tillë do t’i kthehet në boomerag Ramës dhe sistemit të drejtësisë.
"Nëse gjykata konfirmon që Shqipëria është një shtet mafioz ku vulën e cakton kreu i meduzës do jetë një boomerang për kreun e meduzës dhe ata që i shërbejnë atij dhe për vetë sistemin gjyqësor", u shpreh Meta.
Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të jenë tre bastionet kryesore të Partisë së Lirisë në këto zgjedhje. Meta tha se synojnë Këshillat Bashkiakë në mënyrë që të rikthejnë llogari dhënien e pushtetit vendore. Ndërkohë, grupit të Alibeajt, Meta duket se i ka mbyllur derën, duke thënë se nuk bashkëpunon me ata që janë të blerë nga Edi Rama. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Alibeaj del me kandidatë më vete në zgjedhjet vendore, Meta tha se nuk i intereson se ç’bën ‘Rilindja’.
‘Bastionet kryesore të Partisë së Lirisë do të jenë Tirana Durrësi dhe Elbasani. Ne kemi bindjen të plotë për një sukses spektakolar të Partisë së Lirisë në të gjithë vendin. Pa më të voglin ndryshim në Shkodër flamuri i ndryshimit do të qëndroje i ngritur", vijoi Meta.
Meta komentoi edhe largimin e deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë tek Partia Socialiste duke thënë se është thjesht një proces i pastrimit të opozitës. Ndalur tek ‘Pakoja e Madhe’, Meta tha se është e pamjaftueshme.
Sa i takon faktit që ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është vënë nën akuzë për shpërdorim detyre sa i takon çështjes së Gërdecit, Meta refuzoi të bëjë një koment, duke thënë se kjo është përpjekje për të shmangur vëmendjen nga afera e Inceneratorëve.
Intervista e plotë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe një herë e ka quajtur shumë pak pakon e madhe të qeverisë për rritjen e çmimeve.
“Nuk është pako e madhe por hile e vogël që nuk e hanë shqiptarët. Ajo nuk është as 1/10 e asaj që shteti ka përfituar në buxhet nga rritja e çmimeve. Në këtë vend është gjithçka emergjente por emergjente është detyra e çdo qytetari për të ndaluar shpopullimin”, tha Meta.
Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv nuk pranoi që të komentonte vënien nën akuzë për shpërdorim detyre nga SPAK të Fatmir Mediut. Sipas Metës këto pyetje kërkojnë që të na spostojnë vëmendjen nga afera e inceneratorëve.
‘Shqipëria në këto 10 vite të qeverisjes së Edi Ramës është vendi që ka pësuar rënien më të fortë në të gjithë rajonin. Në veçanti në 6 vitet e fundit dhe deri tani ju e dini se janë humbur 26 vende nga Shqipëria. Përpjekjet e Edi Ramës për të inskenuar hetimet me qëllim që të shmangin vëmendjen nga skandale që po u vjedhin shqiptarëve, me emra përmes ligjeve me porosi, përmes aferave sterr të zeza. Do jetë ndryshimi politik ai që do të garantojë edhe ndryshimin në drejtësi. Këto pyetje kërkojnë që të na spostojnë vëmendjen nga afera e inceneratorëve.’- u shpreh Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv u shpreh se largimi i deputeti Agron Çela nga LSI tek Partia Socialiste është thjeshtë një proces i pastrimit të opozitës.
‘Bastionet kryesore të Partisë së Lirisë do të jenë Tirana Durrësi dhe Elbasani. Ne kemi bindjen të plotë për një sukses spektakolar të Partisë së Lirisë në të gjithë vendin. Pa më të voglin ndryshim në Shkodër flamuri i ndryshimit do të qëndroje i ngritur. Përpjekjet dëshpëruara dhe në panik të Edi Ramës nga skandalet e korrupsionit jo vetëm që nuk ja bëjnë më të lehtë përballje me opozitën e bashkuar në të ardhmen por ndihmojnë në procesin e pastrimit të opozitës.’- tha Meta.
Ilir Meta komentoi në Report Tv, çështjen e kontrollit të PD-së, pasi ende nuk ka një vendim, ku tha se nëse Gjykata vendos në favor të Enkelejd Alibeajt tregon se vendimet merren nga kreu i Meduzës, duke iu referuar këtu kryeministrit Edi Rama me gjuhën që përdor Berisha.
“Çështja më e parëndësishme. Pasi kandidatë janë publikë dhe të mbështetur anë e mbanë Shqipërisë. Nëse gjykata konfirmon që Shqipëria është një shtet mafioz ku vulën e cakton kreu i meduzës do jetë një boomerang për kreun e meduzës dhe ata që i shërbejnë atij dhe për vetë sistemin gjyqësor që është përgjegjësi kryesor pse Shqipëria është kampione e korrupsionit jo vetëm në Europë, por edhe në botë”, tha Meta në Report Tv.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka quajtur pjesë të ‘Rilindjes’ PD e Alibeajt. I pyetur nga gazetari i Report Tv Nertil Agalliu se çfarë do të ndodhë nëse Aliebaj del me kandidatë të tjerë në zgjedhjet vendore, Meta tha se nuk i intereson se ç’bën ‘Rilindja’.
“Se si del rilindja është tjetër gjë, nuk më intereson fare. Opozita del me një kandidat dhe ne jemi shumë optimist sepse kemi 3 super kandidatë sidomos për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin”
Mendoj se fronti ka qenë dhe mbetet i hapur për të gjithë ata që nuk janë peng i Edi Ramës. Fronti është hapur me qytetarët, risitë kanë qenë primaret, s’ka hapje më të madhe sesa tu japësh mundësinë anëtarëve e simpatizantëve të vendosin për kandidatët për kryebashkiak”, tha Meta., tha ai.
Ndalur në objektivat e Partisë së Lirisë për këto zgjedhje, Meta tha se kanë si qëllim kryesor rikthimin e llogaridhënies në pushtetin vendor.
Triumfi i ndryshimit anë e mbanë Shqipërisë. Rivendosja e demokracisë, në nivelin vendore. Në nivel vendor llogaridhënia është zero. Opozita s’ka asnjë këshilltar falë zgjedhjeve të paligjshmi si rezultat i pazarit të fëlliqur Rama-Basha. Rivendosja e llogaridhënies është prioriteti ynë kryesor dhe fitoja e opozitës. Prioriteti ynë si Partia e Lirisë janë Tiranë, Durrës dhe Elbasan”, tha Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha në lidhjen me Report Tv se opozita është në bashkëpunim e sipër dhe gati të rrëzojë Ramën sipas tij.
“Takohemi në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm me drejtues të opozitës. Me drejtues dhe përfaqësues të grupeve të interesit por edhe me qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Pritet një uragan drejt kutive të votimit, për të shënuar ndryshimet që do t’i japin fund shpopullit dhe korrupsionit rilindës që e kanë bërë vendin tonë më të varfrin në rajon. Uragani do të vijë çdo ditë përmes protestave dhe pa asnjë diskutim përmes votimit. Detyrë e cco qytetari që të ndalojë shpopullimin dhe të realizojë ndryshimin më 14 maj por pse jo edhe më para nëse do të jetë nevoja.
I pyetur për gazetari Nertil Agalliu për protestat, Meta tha se ato kanë qenë të vazhdueshme.
“Ju nuk keni qenë i vëmendshëm për protestat, që kanë qenë të vazhdueshme, konkrete por edhe faktike. Siç ka qenë ajo protestë e veçantë në skenën e krimit më makabër të korrupsionit siç ishte ajo në Sharrë. Pastaj edhe të gjitha protestat e tjera”, tha Meta në Report Tv.
Nese Gjykata jashteligjshem vetem per hire te Metes,i jep Berishes PD,Atehere jo vetem shemton instiyucionin qe ne emre te se drjetes,merr vendime te paligjshme,por edhe rikthen qellimisht varferimin e shqiptareve dhe kaosin e shtetit shyqiptar.
PërgjigjuMeta, po mundohet te justfikoje mediun, duke e ditur qe ne shitjen e armatimeve te vendit, ka gisht edhe ai. Mos te harrojme qe likja, me bandat e tija, qe te pasurohej shpejt, dergonte ne gjermani vajzat shqiptare, per t'i bere prostituta, pra ne me sakesisht, ne Hamburg, Duisburg, Mynih, etj. Per te bere te mundur kete, kerkohej shkaterrimi i cdo gjeje ne kete vend, duke perfshire edhe shpresen. Ky paraziti, sot po mundohet te mbuloje diellin me shosh.
Përgjigjumeta e ka kur te vije vete ne pushtet do ndodhin keto gjera mos ja vini re se mosha
PërgjigjuSaliu me meten jan njeri me idjot se tjetri se di kush meret m me kta
PërgjigjuMedet kush ta ve veshin ty
PërgjigjuMeta e Berisha mafiozet e shqiperise
PërgjigjuPo ku do fitosh gje ti i spiun
PërgjigjuTë mushme e ke o Ilir Metaj e vërtetaj as 3 vota nuk mer.
Përgjigjupo fol ky per korrupsjon se mban mrnd dritan priftin
Përgjigju