Mediu: Nëse opozita nuk shkon me kandidatë bën sërish gabimin fatal dhe i dhuron pushtet mazhorancës

 

Kryetari i Partisë Republikani, Fatmir Mediu, edhe një herë bëri thirrje që opozita të propozojë kandidatë.

“Opozita duhet të shkojë patjetër me kandidatura ose do të vijojë të bëjë gabimin fatal që i dhuron pushtet mazhorancës. Kjo u bë e papranueshme për vetë opozitën. Duhet të kërkojmë atë që është më e lehtë. Të ulemi me njëri-tjetrin dhe të themi që kemi 2-3 kandidatura serioze. Nëse ata nuk pranojnë përgjegjësia pastaj është e tyre. Përgjegjësia na obligon të marrim pjesë në proces. S’kam asnjë problem me sjelljen e mazhorancës, diferencën e bën qëndrimi ynë si opozitë”, tha Mediu.


Lajmi kryesor:

Presidenti, palët arrijnë dakordësinë! Opozita propozon emër për 2 raundet e ardhshme, pastaj PS! Alibeaj dorëzohet para qëndrimit të të gjitha grupeve! 'Rithemelimi': Tallje e Ramës


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

‘Lufta e brendshme në PS’/ Rama mesazh kandidatëve për deputetë: Mos bëni fushatë jashtë zonës suaj, deputetët në listë të mbyllur të mos orientojnë votën

‘Lufta e brendshme në PS’/ Rama mesazh kandidatëve për deputetë: Mos bëni fushatë jashtë zonës suaj, deputetët në listë të mbyllur të mos orientojnë votën