Këtë të martë u mbajt seanca e radhës për masakrën e Gërdecit. Pas përfundimit të seancës, Fatmir Mediu dha një prononcim për gazetarët, ku tha se ‘s’mund të vazhdojë një proces me aludime se çfarë ka ndodhur’, ndërsa shtoi se prokuroria nuk ka sjellë prova, por vetëm akte.

Ai parashtroi qëndrimet e tij të përsëritura dhe në seancat e mëparshme se akti ekspertimit i nënshkruar nga dy ekspertë amerikanë, nuk përcakton se zjarri është shkaktuar nga saldimi i një karroce, ashtu si pretendon SPAK. Sipas Mediut, përfundimet e ekspertëve amerikanë nuk kanë përcaktuar një shkak konkret për shkaktimin e zjarrit.

“Ato që pretendon prokuroria si prova s’kanë lidhje me ministrin. Unë nuk gjykohem për shpërthimin në Gërdec, unë gjykohem për shpërdorim detyre. S’ka akt ligjor kushtetues që ministri mund të ketë bërë shpërdorim detyre. Ekpsertët amerikanë kanë deklaruar qartë se është i papërcaktuar shkaku i shpërthimit. S’mund të vazhdojë një proces me aludime pa provuar se çfarë ka ndodhur”, tha ndër të tjera Mediu.


Lajmi kryesor:

Gjyqi për masakrën e Gërdecit/ Avokatët e Mediut kërkojnë përjashtimin e Gjokës: Ka qenë edhe gjyqtare e seancës paraprake