Mediu takim me strukturat e PR: Koalicioni opozitar program të qartë, bashkimi i qytetarëve për të rrëzuar regjimin kriminal të Ramës

Mediu takim me strukturat e PR: Koalicioni opozitar program të qartë, bashkimi i qytetarëve për të rrëzuar regjimin kriminal të Ramës

Në takimin e shtabit elektoral të Tiranës kryetari Partisë Republikane vlerësoj koalicionin e opozitës si bashkimi më I madh I shqiptarëve kundër regjimit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.

Mediu tha se opozita ka ndërtuar një koalicion, nga pikëpamja ideore dhe përmbajtjes së partive politike, të qenësishëm, me një taktikë elektorale me dy koalicione, një i LSI-së dhe një rreth Partisë Demokratike. Ndër të tjera Mediu në fjalën e tij shprehet se Rama po bën fushatë mashtrimesh pafund, me projekte të cilat janë vetëm nëpër kompjuter 3D, jashtë realitetit dhe marrëdhënieve me shqiptarët.

"Ne si Parti Republikane e kemi çmuar si një koalicion, i cili ka një program të qartë, për t`a rikthyer Shqipërinë në rrugën europiane, një koalicion i cili do t`i sjellë shqiptarëve një qeverisje të përgjegjshme, e cila në radhë të parë respekton Kushtetutën dhe ligjin, dhe padyshim respekton liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Beteja me regjimin e korruptuar duhet të konsiderohet si përballja e shqiptarëve me të keqen në 25 Prill me rëndësi të madhe kombëtare, përballja me nje kryeministër që vetëm shan përbuz dhe mashtron shqiptarët. Rama po bën një fushatë mashtrimesh pafund, me projekte të cilat janë vetëm nëpër kompjuter 3D, jashtë realitetit dhe marrëdhënieve me shqiptarët, jo vetëm një qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar, jo vetëm një kryeministër që tall dhe përbuz shqiptarët, por kohët e fundit duket qartë që nuk ka ngelur asnjë gjë që është humane, as tek Edi Rama dhe as tek ata që janë rreth e rrotull Edi Ramës, madje duket qartësisht që Edi Rama po kërkon të spastrojë Partinë Socialiste, për të mbajtur rreth e rrotull vetes vetëm atë klan, i cili i shërben verbërisht qëllimeve të tij", tha Mediu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë