Mediu: Vendimi i KQZ-së, akt kriminal! Meta ta dërgojë në Prokurori

Mediu: Vendimi i KQZ-së, akt kriminal! Meta ta dërgojë në Prokurori

Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e ka cilësuar vendimin e KQZ, si antikushtetuese. Në një reagim për mediat, Mediu është shprehur se në mbledhjen e sotme KQZ vërtetoi se është e kapur politikisht, e teksa i bëri thirrje presidentit Meta që ta dërgojë në Prokurori këtë çështje.

"Vendimi i KQZ-së, antikushtetues dhe kriminal. KQZ nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë dekretin e Presidentit, por t’a zbatojë atë. Kjo fakton kapjen e KQZ-së politikisht. Vendimet e saj politike, në kundërshtim me Kodin dhe ligjin, dhe tani në kundërshtim me Kushtetutën, tregon që ky organ është thjesht seksion politik i Edi Ramës.

Presidenti i Republikës duhet patjetër që këtë akt kriminal të KQZ-së, t’a përcjellë pranë organeve të Prokurorisë, pavarësisht çfarë Prokurorie kemi. Rama edhe kur është vetëm në zgjedhje, kërkon që t’i vjedhë ato. KQZ vepron bazuar në dekretin e Presidentit dhe jo urdhrit të qeverisë. Rama me çmendurinë e tij po çmend gjithë Institucionet", tha Mediu.


Lajmi kryesor:

Pas mbledhje së KQZ, vijnë reagimet e para nga politika, PD e LSI: Puç institucional


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani