Pas mbledhje së KQZ, vijnë reagimet e para nga politika, PD e LSI: Puç institucional

Pas mbledhje së KQZ, vijnë reagimet e para nga  politika, PD e LSI: Puç institucional

Menjëherë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi një mbledhje ku u mbajt një qëndrim mbi dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke e shpallur si një akt të pavlefshëm, kanë ardhur edhe reagimet e para nga politika.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
KQZ injoroi Metën, ish-deputeti demokrat: Puç! Ky është grusht shteti


Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu e cilëson si grusht shteti vendimin e KQZ-së për injorimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. "Ky eshte nje “Grusht Shteti” real ne zhvillim; duhet ndalur! Kush mendon se “Grushti i Shtetit” behet vetem me tanke, gabon rende.

Sot KQZ ka konsumuar nje akt te pa precedente me nje mbrapa vije politike puciste. Duhet reaguar e mbrojtur demokracia! Ky “grusht shteti” kerkohet te realizohet ne nje vakum te thelle institucional te drejtesise, si pasoje e nje “reforme” te filluar e zhvilluar se prapthi, gje qe sot po e ve ne rrezik te gjithe sistemin tone demokratik.

Ky grusht shteti kerkohet te “bekohet” me tej ne “rrenojat” qesharake 122-she te nje Parlamenti ku do te “vendosin” 42 “pupace”, te “peshkuar” ne thellesite e listave ne menyre antikushtetuese po nga ajo KQZ.  Sot duhet te reagoje i gjithe opinioni publik shqiptar, koshient i rrezikut te madh te instalimit te ne te nje autokracie despotike tipike Lindore.

Pa asnje dyshim duhet te reagojne qarte e forte partneret tane Perendimore, per te cilet demokracia e vlerat jane me te cmuarat, per te cilat ata na kane mbeshtetur fort qe ne dhjetor te 1990-tes, por qe fatkeqesisht sot rrezikohen te tjetersohen ne modele Lindore te inspiruara e mbeshtetura nga diku prej andej" thotë ai.

Ora 17:21
Mediu: Vendimi i KQZ-së, akt kriminal! Meta ta dërgojë në Prokurori

Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e ka cilësuar vendimin e KQZ, si antikushtetuese. Në një reagim për mediat, Mediu është shprehur se në mbledhjen e sotme KQZ vërtetoi se është e kapur politikisht, e teksa i bëri thirrje presidentit Meta që ta dërgojë në Prokurori këtë çështje.

"Vendimi i KQZ-së, antikushtetues dhe kriminal. KQZ nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë dekretin e Presidentit, por t’a zbatojë atë. Kjo fakton kapjen e KQZ-së politikisht. Vendimet e saj politike, në kundërshtim me Kodin dhe ligjin, dhe tani në kundërshtim me Kushtetutën, tregon që ky organ është thjesht seksion politik i Edi Ramës.

Presidenti i Republikës duhet patjetër që këtë akt kriminal të KQZ-së, t’a përcjellë pranë organeve të Prokurorisë, pavarësisht çfarë Prokurorie kemi. Rama edhe kur është vetëm në zgjedhje, kërkon që t’i vjedhë ato. KQZ vepron bazuar në dekretin e Presidentit dhe jo urdhrit të qeverisë. Rama me çmendurinë e tij po çmend gjithë Institucionet", tha Mediu.

Ora 15:50
Kaso në të njëjtën gjuhë me Vasilin: Refuzimi i dekretit të presidentit, puç institucional


Kryetari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar në lidhje me refuzimin e KQZ për të zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ashtu si edhe zv.kryetari i LSI, Petrit Vasili edhe Ivi Kaso e ka quajtur një 'puç institucional' refuzimin nga KQZ.

"Refuzimi i pashembullt i KQZ, për të zbatuar dekretin e Presidentit të Republikës, është hapi i parë i një puci institucional! Asnje akt i mëtejshëm lidhur me zgjedhjet s'mund të jetë i ligjshëm dhe i vlefshëm për sa kohë s'ka datë të dekretuar për zgjedhjet!" ka thënë Ivi Kaso.

Kujtojmë se katër anëtarët Denar Biba, me cilësinë e nënkryetarit, Rezarta Bitri, Bledar Skënderi dhe Edlira Jorgaqi e quajtën "nul" aktin normativ të presidentit Meta.

Ora 15:45
Mosnjohja e dekretit nga KQZ/ Bardhi: Anëtarët e PS-së po shpërdorojnë turpshmëm detyrën

Pas vendimit të 4 anëtarëve të KQZ-së për mos njohjen e dekretit të Presidentit Meta ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një postim në Facebook ka deklaruar se dekreti u shpall i pavlefshëm nga disa anëtarë militantë të PS në KQZ. Sipas tij, ky është një shpërdorim i turpshëm i detyrës.

"Mu habisni! Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ!

Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie.

Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ!

Në shtetin e ndërtuar nga Edi Rama nuk ka nevojë as për President të Republikës, as për Gjykatë Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë, as për Prokuror të Përgjithshëm, as për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në shtetin e Edi Ramës, të ndërtuar sipas modelit orwellian të Fermës së Kafshëve, mjafton vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama!

Kjo është e papranueshme dhe shqiptarët nuk kanë për ta pranuar kurrë! “Edi Rama mirë, gjithë të tjerët keq” ka marrë fund që më 16 Shkurt!" ka shkruar  Bardhi.

Ora 15:32
Vasili reagon pas mbledhjes së KQZ: Puç institucional



Zv.kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me mbledhje e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku sipas tij ky institucion ka për një puç me refuzimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet. Më pas Vasili shprehet se anëtarët e KQZ që morën këtë vendim vendosën që të shkojnë në burg bashkë me Edi Ramën.

"KQZ e krimit te organizuar konsumoi vepren e rende te puçit institucional duke refuzuar dekretin e Presidentit per zgjedhjet.

Anetaret e e rilindjes ne KQZ u vetengarkuan me pergjegjesi shume te rende penale nga e cila nuk i shpeton dot as Edi Rama dhe askerkush. Meqe kane zgjedhur te shkojne ne burg per Edi Ramen.Udhe te mbare." ka deklaruar Vasili.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VANGJUSHI XHINËS BLETA: 10/06/2019 19:06

    O fatmir jevgjit mediu po ti a shkove në gjykat për gjakun e derdhur në GËRDEC o qelbësir e pa pik turpi vazhdon e qëndron në politik e jep dhe mënd. Po ske faj ti faijn e ka ky popull kodosh që stë tërheq ty zvar o fatmir jevgjiti çuni fatorinos edepsëze. Po mos u mërzit se po ju afron ora o HORA

    Përgjigju
  • REXHEP HAJDAR LEKA ( KEPI): 10/06/2019 16:37

    O petrit vasil manush mut qelbësira po akoma vazhdon ti e llomotit në një koh që je kart e djegur. Mer shëmbëll nga un un kam qen mundës e kam bo mundje nga 10 neshje 9 i humsha aman 1 e fitosha por kur e pash që kjo pun s'shkonte e lash sportin e vazhdova kasap në kombinat të mishit. Prandaj dhe ti lene politikën o zagar. Të fala nga kepi.

    Përgjigju
  • Raul: 10/06/2019 16:33

    Sa shumë i ngjan Henrih Himlerit të Rajhut të Tretë në fizik dhe në shpirt ky Gazmend Ziu Himleri i Pd se .Ky gjynah që rri këtu, ky duhet të shkojë në Gjermani të drejtojë grupet neonaziste se i shkon shume per shtat, shpifes ordiner, gënjeshtar, nxitës i pordhestave me molotov, antar i LGBT

    Përgjigju
  • qytetari dixhital: 10/06/2019 16:11

    Shiko biznesin tend te ilaceve ne emer te Namir Caushollit ti sharlatan,qe vidhni te semuret me cmimin e Soludamin nga 74 leke ne 1374 leke,prandaj ta vuri vizen Amerika se je nje kryejdut shpirtzi e nje i pafytyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren