Kryeministri rus Dmitri Medvedev njoftoi se qeveria do të mbështesë kompaninë e naftës "Rosneft", që kërkoi një ndihmë masive të pushtetit publik për t'u përballur me sanksionet që godasin për shkak të krizës ukrainase.
"Është e pashmangshme që kompania të mbajë nivelin e saj të prodhimit pasi 'Rosnefti'-i është kontribuesi kryesor për buxhetin", shpjegoi Medvedev gjatë një interviste të publikuar sot nga e përitshmja "Vedomosti".
"Ne duhet ta ndihmojmë, mbështesim nivelin e saj të investimeve. Ne po shqyrtojmë aktualisht parametrat konkrete dhe mënyrat për ta mbështetur", vazhdoi ai.
Gjatë verës "Rosneft"-i hyri në listën e kompanive të sanksionuara nga Uashingtoni për shkak të krizës ukrainase, pasi ndërmarja drejtohet nga një i afërm i Vladimir Putinit, Igor Seçin dhe ka kërkuar një ndihmë të qeverisë për të financuar borxhin që kalon 30 miliardë euro./ATSH/
/Shqiptarja.com