Megalomanët e Prishtinës, Urani dhe pishina olimpike

Megalomanët e Prishtinës, Urani dhe pishina olimpike

Shpend Ahmetaj, Përparim rama, Daut Haradinaj dhe Arben Vitia

1.Daut Haradinaj, si sheik, nuk e ulë standardin e premtimeve, veç premtime luksoze jep, s’ka premtime tjera! Prishtina i duket si shtëpia e tij – përrallore!

As nuk ka haber se në Prishtinë (jashtë oborrit të tij dhe jetës super luksoze), luks është ajri i pastër dhe luks është pastrimi i rrugëve, dhe luks është ngadhënjimi i pushtetit mbi mizat. Dauti ka premtuar sheshin e yjeve si në Los Angeles. (Shans “i mirë” i qytetarëve me pështy’ e me gju’ fara luledielli mbi fytyrat e yjeve).

Ku merr vesh Dauti se shqiptarët nuk kanë idole, nuk kanë idhuj, sepse janë mendjemëdhenjtë dhe secilit i duket vetja më dikushi se tjetri. Shqiptarët veç Zotit ia pranojnë, bile edhe Zotin hak e dinë veç kur janë në zor, se përndryshe ë.

Në kryeqytetin e mbipopulluar dhe pa lum, Dauti premton pishinë olimpike! Uji gjindet, veç a ke vullnet për pishinë! N’këtë harxh mund ta ndërtojë edhe një urë si të San Franciskos, që lidh kullën e tij me kullën e Zhlebit. Dauti ka premtuar edhe arkivole pa pare, kurse i vëllai i tij sa ishte kryeministër e ka pas furnizuar komisionin për persona të zhdukur me 123.700.99 Euro arkivole (prej letre). Pse nuk po vendos edhe drapera në dritaret e komunës, më kiç s’bëhet!

2. Përparimi tha se stadiumi “Fadil Vokrri” mund të jetë stadium por mund të bëhet edhe liqe. Tamam puna të llapuqiten qytetarët e t’i lajnë këmbët, si në fontanën e sheshit “Ibrahim Rugova”! Pra, Përparimi ende nuk ka vendosur qysh është më mirë (a stadium a liqe), tek pasi të bëhet kryetar, i qartësohen gjërat!

Në Prishtinë ka kaq shumë ndërtime pa leje, që Përparimi mund ta ndërtojë një rrugë mbi banesa, veç e zgjat pak këmbën del te banesa tjetër. Krejt këllq me qenë, se ec normalisht nga banesa në banesë, veç duhet mos me këqyr poshtë se të merren mendtë (nëse rastësisht ke mend).

A ju kujtohet kur tregonin paraardhësit tanë se si shtëpitë në Vushtrri e në Mitrovicë kanë qenë aq të dendura (të shpeshta) me njëra-tjetrën, sa maca ka kaluar nga kulmi i një shtëpie në kulmin tjetër dhe për 10 min ka mbërri maca nga Vushtrria në Mitrovicë.

Përparimi ka premtuar që sheshi “Nëna Terezë” të zgjatet deri te rrethi i Flamurit. Bravo. Shqiptarëve veç zgjatja korzon, s’ke punë më të mençur. E të shkosh në qendër pastaj me veturë, duhet të çohesh herët, para 5-ve, me zënë rendin, të nisesh kah Mitrovica, të kthehesh në rrugën që të çon për Podujevë, hajt – hajt vazhdon në kolonë, kthehesh kah xhamia e Llapit, s’ke ku e parkon kerrin, pastaj nisesh këmbë në qendër… Megalomani, iluzione të njerëzve të luksit janë këto.

Përparimi mjafton të premtojë se 20 centë do të jetë bileta e autobusit (nëse i ke) duhet të na sigurojë që nuk rrëzohen banesat e reja, të tregojë drejt se urie nuk do të vdesim pasi e kemi Halil Kastratin e këta.. Përparimi ka premtuar se ‘Mund të ketë Prishtina edhe Akademi të Sporteve, pse jo”! Si ide i ka lindur aty-për aty, se këto idetë gjeniale zakonisht lindin duke ecur (e kemi shembullin e shkollës peripatetike të Aristotelit). Përparimi, shkronjën R e shqipton si RR, sigurisht edhe vetes i thotë Përrparrim Rrama!

3. Kush premton ngrohjen qendrore te Banesat e Bardha ia jap votën, ose kush premton furnizim falas me dysheka të rrymës! Sepse, neve na ka harruar dhe na ka mashtruar secila qeveri lokale. Kur ka ardhur puna te Banesat e Bardha, gjithmonë e kanë devijuar gypin e ngrohjes kah banesat e milionerëve. Shpend mashtruesi, që e nisi si varfanjak nga jeta në “vesheraj” dhe po e përfundon si banor i lagjes Luksoze! Urani po duket i Tokës, nuk po bën fushatë luksoze! Po shihet se e njeh edhe realitetin! Nëse e plotëson këtë kushtin tim të vetëm, ia jap votën! (Dhe pastërti nëse premton).

4.Për Arben Vitinë nuk kam koment. Ai duhet të hetohet për krime ndaj shëndetit publik.

P.S. Ndërsa ne po flasim, popullin nëpër terrasat e kafehaneve i ka kap nishku. Ama nuk po dorëzohen!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille