Aktorja e njohur Megan Fox do të bashkëpunojë përsëri me regjisorin amerikan Michael Bay në filmin e ri, i cili është një version i përshtatur i filmit vizatimor “Breshkat Ninxha”.

Fox dhe Bay e ndërprenë punën mes tyre sepse aktorja gjatë xhirimeve të filmit “Transformers 3”, e kishte krahasuar regjisorin me ish-liderin nazist, Adolf Hitler.
Ka qenë vetë regjisori Bay ai që ka dhënë këtë lajm duke shkruar në faqen e tij sociale:- “Po e kthejmë sërish Megan Fox në familjen tonë”.

Aktorja bukuroshe do të luajë rolin e April O’Neil, mike e breshkës Ninja Turtles.
Ky film do të jetë një miks mes aksionit live dhe sekuencave të realizuara me anë të kompjuterit dhe është ende në fazën e zgjedhjes së aktorëve në rolet e tjera.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com