Edhe pse Megan Fox është në muajin e shtatë të shtatzënisë ajo duket në formë mjaft të mirë fizike.

Duket se aktorja i ka kushtuar vëmendje maksimale vetes që mos të shtojë shumë në peshë.

Ajo po pret fëmijën e saj të dytë me partnerin Brian Austin Green ndërkohë që ka qenë aktive në projekte të ndryshme.

megan fox

Këto foto janë shkrepur gjatë një eventi të kompanisë së famshme Avon, e cila ka pasur si nismë ndërgjegjësimin e njerëzve për dhunën ndaj grave.

Fox ka treguar mbështetjen e saj për këtë kauzë dhe ka pozuar në tapetin e kuq me disa tabela ku shkruheshin shprehje për ti thënë “Stop” dhunës ndaj grave.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga partneri i saj Green, i cili ka pozuar përkrah saj në tapetin e kuq.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)