Mega-operacion në Itali, arrestohen dhjetëra anëtarë të familjes mafioze Ndragheta

ITALI- Dhjetëra anëtarë të familjes mafioze Ndragheta janë arrestuar në një operacion të kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Operacioni është shtrirë në disa vende, Bergamo, Catanzaro, Cosenza, Milano, Novara, Vibo Valentia dhe Reggio Calabria. Të arrestuarit i përkasin familjeve të  Ndrangheta, Arena-Nicoscia të Isola di Capo Rizzuto dhe familjes Mannolo të San Leonardo di Cutro, në zonën e Crotone. Ato akuzohen për përfshirje në një organizatë kriminale, mbajtje të paligjshme të armëve dhe municioneve, si dhe trafikim të paligjshëm të drogës.

Gjatë njërit nga operacionit të sotëm janë sekuestruar më shumë se një ton kokainë në Gioia Tauro në Itali, e cila kapte vlerën e të paktën 260 milion eurove.

Në përfundim të operacionit u arrestuan të paktën 36 persona. Mediat vendase theksojnë se kokaina u sekuestrua në 3 operacione të ndryshme. Operacioni u konsiderua si pjesë e punës për të luftuar trafikimin ndërkombëtar të drogës, të kryer nga financuesit e komandës provinciale dhe nga zyrtarët anti-mashtrim të Zyrës Doganore.

 Kokaina  ishte e fshehur në tre ngarkesa të ndryshme, në kontejnerë kafeje, mishi të ngrirë dhe frutave ekzotike, nga Brazili dhe Ekuadori.

Operacioni është vazhdim i operacionit 'PAPA' që kishte çuar tashmë në marsin e kaluar 2019, në arrestimin e 19 personave.

Ndërkohë që në Bergamo në një operacion tjetër janë arrestuar edhe 4 persona të akuzuar për zhvatje, fajde, pastrim parash.

Të akuzuarit pjesë e klanit "Arena", me bashkëpunimin e sipërmarrësit vendas, kishin krijuar një sistem të komplikuar të blerjeve fiktive të një kompanie transporti , në mënyrë që të jetë në gjendje të veprojë personalisht brenda sektorit dhe mbi të gjitha, të jetë në gjendje të pastrojë para nga aktivitetet e paligjshme. . Të gjitha krimet u kryen me qëllimin për të lehtësuar klanin Arena të Isola di Capo Rizzuto.

Karabinierët e Bergamos, pasi kishin mbledhur të dhëna gjatë hetimeve të gjata të kryera, arrestuan 4 persona, dy prej të cilëve, burrë e grua, me banim në Seriate dhe dy subjekte të tjerë që u takuan në shtëpitë e tyre përkatëse në Kalabri dhe Piemonte.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale