Të arrestuar pak ditë më parë në kuadër të megaoperacionit të SPAK kundër dy grupeve të dyshuara të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, GJKKO la sot në fuqi masën "arrest në burg" për Orgest Birçajn, Dritan Agën dhe Orest Sotën. Për Edmond Jaupin u caktua masa e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa Gëzim Islami është liruar kundrejt garancisë pasurore 100 mijë euro.
Të pandehurit kanë kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke pretenduar se nuk kanë përdorur aplikacionin e koduar SKY ECC.
Pesë të dyshuarit dolën para gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë, në një seancë që nisi në orën 09:00 dhe u ndërpre për rreth dy orë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t'u njohur me aktet hetimore.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm prokurori i SPAK, Altin Dumani, prokurorja e çështjes Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Sipas SPAK, të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti kriminal që dyshohet se ka trafikuar mbi 6.7 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Në krye të dy organizatave kriminale të goditura, sipas dosjes hetimore, qëndrojnë Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai. Hetimet pretendojnë se grupet kishin ngritur një rrjet të sofistikuar që shtrihej nga laboratorët e kokainës në Ekuador dhe Kolumbi deri te magazinat e përpunimit në Belgjikë dhe Holandë, ndërsa lënda narkotike fshihej në ngarkesa me qymyr, fruta dhe sojë për t'u futur në tregun europian.
Në dosje përmendet edhe Orgest Birçaj, pronar i kompanisë "Top Seven", i cili sipas SPAK dyshohet se organizonte dërgimin e punëtorëve shqiptarë drejt laboratorëve të kokainës në Ekuador përmes agjencisë së tij të udhëtimeve. Ndërsa Orest Sota dhe persona të tjerë dyshohet se kishin role të ndryshme në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Megaoperacioni i zhvilluar më 12 qershor çoi në lëshimin e 20 masave të sigurisë. Mes personave të përfshirë në hetim janë edhe biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi dhe që pritet të ekstradohet në Shqipëri, si dhe Artur Shehu, i shpallur në kërkim.
Sipas Prokurorië së Posaçme, fitimet e krijuara nga trafiku i drogës janë investuar më pas në kompani ndërtimi, prona të paluajtshme dhe aktivitete të tjera ekonomike.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 18 vila, 336 llogari bankare, kompani, apartamente, automjete luksoze dhe prona në Tiranë, Palasë, Jalë, Himarë dhe zona të tjera të vendit. Vetëm një transaksion i dyshuar i lidhur me prona në Zvërnec arrin vlerën e 128 milionë eurove.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Biznesmeni Orest Sota ka kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” në seancën që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme për të arrestuarit e megaoperacionit të SPAK kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Përmes mbrojtësit të tij ligjor, Sota i kërkoi gjykatës caktimin e një mase më të lehtë sigurie, duke pretenduar se nuk ka prova që e lidhin me veprimtarinë kriminale që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
“Caktoni masë më të lehtë sigurie, nuk provohet se është i përfshirë në këtë proces”, argumentoi avokati para trupës gjykuese.
Vetë Sota mbajti një qëndrim të shkurtër para gjykatës, duke deklaruar se ishte dakord me mbrojtjen e paraqitur nga avokati i tij.
Komente









ore po keto shumat e garancise, nuk i kuptova asnjehere! a ka nje hetim pasuror paralel per te verifikuar prejardhjen edhe qofte te shumes se garancise? a ka nje deklerate te ardhurash per ate 100 mij eurosh, nuk do doje te degjoja se dikush beri garant per ate, besoj ekzizton nje zinxhir akoma me i zgjeruar ku mund te perfshihet edhe garantuesi.
PërgjigjuO moterfaker spak o fshatar te ndyre pa nivel qe jeni mbledh aty Si sju vjen turp vetem me marr lek dhe ju hajdute me cizme Si ai hajtuti kasetofonave te dibres... Dhe presim hajr ne nga ju Ju po i nxirrni jashte te gjithe, vetem idiotat kane ngel qe sduan te pagujne Dhe ato qe jane super flagrance e me 100 prova .
PërgjigjuUee ishin bere te gjithe trafikant i bie, se mjafton me lene garanci pasurore nje therrime buke e dalim po u kapem.
Përgjigju100mij euro me 6.7tone droge, pak paska lene garanci or teeeejjjjj
Përgjigju