Do të jenë plot 6 ditë festime me mbi 1600 Oferta, të cilat do t’i gjeni me ulje që shkojnë deri në -70% !
Për të festuar këto ditë Megatek ka përzgjedhur për klientet produkte nga kategoritë më të shitura të vitit: Mobilim, dekor, aksesorë, kuzhinë, ndriçim, ngrohje, hidrosanitare dhe kopshtari ku do të gjeni lule, bimë dhe pemë frutore të stinës.
Klientë të shumtë magjepsen pas artikujve dekorues të Pemës së Vitit te Ri, ku ngjyrat dhe dizajni janë vërtet unike.
“Çmimet janë shumë të mira në Megatek, më pëlqejnë. Ka produkte të ndryshme, meqë jemi në prag festash po marrim produkte për të zbukuruar pemën e vitit të ri me gjëra të reja.
E falenderojmë Megatekun për këto ulje çmimesh, do bëjmë Pazar, të shohim.
Megateku është shumë e organizuar dhe shumë i mirë”, shprehen klientët.
“Jemi kujdesur që në Uljet e mëdha të këtyre 6 ditëve festive të ofrojmë mijëra artikuj si okazion i veçantë për çdo shtëpi dhe ambient. Oferta që shkojnë deri ne 70%, ulje duke filluar nga mobiliet, ndriçimi, ngrohja, artikujt e kuzhinës e deri te Kopshti me lule krishtlindjesh, lule të stinës, si dhe pemë frutore. Këtë vit Megatek ka menduar për gjithçka. Ju mirëpresim të festojmë se bashku!”, thotë stafi i Megatek.
Festes magjike nuk i mungon as argëtimi me animatorë dhe personazhe të dashur për fëmijët, të cilët do t’ju shoqërojnë nën tingujt e muzikës kombëtare.
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO










