Meghan Markle dhe Princ Harry kanë vendosur të drejtojnë një fondacion bamirësie, duke u shkëputur nga familja mbretërore. Ata u larguan nga fondacioni i bamirësisë së pallatit ‘Kensington’, ku bënin pjesë dhe Princ William me partneren e tij, Kate Middleton.
Sipas dokumenteve të zbuluara nga ‘E online’, Meghan dhe Harry do ta emërojnë fondacionin e tyre ‘Sussex Royal’. Ata kanë ftuar disa emra të njohur për të drejtuar këtë fondacion si Sara Letham, e cila ka punuar më parë me fushata politike të Barack Oama dhe Hilary Clinton.
Komento
Komente








