Meghan Markle ka intervistuar Michelle Obamën gjatë shtatzënisë, zbulohet biseda e tyre e publikuar në ‘Vogue’

Meghan Markle ka intervistuar Michelle Obamën gjatë shtatzënisë, zbulohet biseda e tyre e publikuar në ‘Vogue’

Ndërsa të gjithë prisnin se ajo do të shfaqej në kopertinën e revistës ‘Vogue’ me djalin e saj në krah, Meghan Markle kishte një ide më të gjetur. Meghan Markle asistoi si editore për numrin e shtatorit të revistës britanike 'Vogue'. Tema e revistës ishte “Forces for Change” dhe fokusohet tek gratë që kanë bërë një ndryshim në botë.

Në kopertinë ndodhen fotot e të gjitha vajzave dhe grave të përzgjedhura, së bashku me një pasqyrë të vogël që ka si qëllim të inspirojë lexuesit të jenë forcat për ndryshim. Në brendësi dukesha ka realizuar dhe një intervistë me ish zonjën e parë të SHBA, Michele Obama, teksa të dyja konsumonin një drekë me ushqim meksikan.

Pyetjet i janë drejtuar Michele nga vetë Meghan, e cila ja ka kushtuar bisedën familjes, rritjes së fëmijëve dhe bamirësisë. Intervista e plotë e dy personazheve të njohur të ekranit është botuar sot, por është realizuar kur Meghan ishte ende shtatzënë me të birin, Archie.

Dukesha e ka përshkruar ish-Zonjën e parë si një femër të jashtëzakonshme. Në bisedën mes tyre, Meghan dhe Michele ndajnë eksperiencat me njëra-tjetrën duke numëruar arritjet dhe gjithçka tjetër.

Bashkëshortja e ish-presidentit i jep nënës së re edhe disa këshilla të cilat vlejnë shumë.

“Ju them vajzave të eksperimentojnë sa më shumë derisa të kuptojnë çfarë i bën të lumtura”, shprehet mes rreshtash Michele.

Meghan ka vijuar dhe më tej duke e pyetur: Cili ka qenë tingulli më i bukur që ke dëgjuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës tënde? Përgjigja e Michelle ishte një prej atyre ku shumë prindër gjejnë veten.

‘Kur Malia dhe Sasha ishin të sapo lindura, Barack dhe unë mund të kalonim orë vetëm duke i parë teksa flinin. Na pëlqente të dëgjonimzhurmat e vogla që ato lëshoni, veçanërisht belbëzimet që bënin kur ishin në gjumë të thellë’. ka thënë ish zonja e parë.

7/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ ‘Kuqezi në ajër’, surpriza e pilotëve dhe stjuardesave për udhëtarët në ditën e Pavarësisë

FOTOT/ ‘Kuqezi në ajër’, surpriza e pilotëve dhe stjuardesave për udhëtarët në ditën e Pavarësisë