Një lum kritikash nga ana e britanikëve ka ardhur pas videos ku Meghan Markle duket sikur tallet me mbretëreshën e ndjerë Elizabeta II, gjatë episodit të dytë të serialit të ri dokumentar të Netflix me titull, “Harry & Meghan” që është bërë viral edhe në rrjetet sociale.
Ish-aktorja shihet duke qeshur në mënyrë të pakontrolluar teksa përshkruante se si Princi Harry e kishte prezantuar atë me Mbretëreshën Elizabeth II duke shprehur një humor të sforcuar.
“Ishte kështu. Sikur të isha e përulur, duke thënë, ishte kënaqësi që ju takova Madhëri”, thotë ajo.
Nga ana tjetër Princit Harry dukej se nuk i pëlqeu ideja që gruaja e tij tallej me traditat familjare apo dhe besimet kulturore.