Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së Xhensilës nga Besi: Ishte i varur nga alkooli
Xhensila Myrtezaj dh Bes Kallaku
Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
Moderatorja pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Sipas Megit se ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, por nuk i kanë zgjidhur dot problemet.
“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, thotë Megi.
Ndërsa më tej ajo ka komentuar edhe këngën “Mosmirënjohja”, të Besit, e cila thuhet se ishte një mesazh ndaj këngëtares.
“Është më shumë një poezi, m’u duk një goditje shumë e ulët dhe tentativë e ulët për të vendosur në gënjeshtër ish-gruan e vet. Pa i hyrë nëse është e vërtetë, ka qenë i vetëdijshëm që do bëhet viral në TikTok dhe njerëzit do krijojnë një histeri publike që do ta ketë në kurriz Xhensila. Ajo do jetë shënjestra si një grua e keqe që me dy fëmijë la Besin, sepse paska qenë mosmirënjohëse”, shprehet ajo.
Ndërsa Marsela tregoi se me Xhensilën ushtrohen në të njëjtën palestër, duke e përgëzuar për disiplinën që mban, edhe pse me dy fëmijë të vegjël.
“Xhensilën e kam në palestër, stërvitet dhe është sistematike. Vjen me vajzën e vet, ndonjëherë vjen edhe ma karrocë, fëmija vjen vërdallë dhe ajo e mbaron stërvitjen deri në fund. Ka një disiplinë që më pëlqen. Nuk e kam njohur më parë, por kam një simpati tjetër sepse më ka pëlqyer shumë dhe duket shumë mirë”, tha Marsela.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.2%
-
Pak
13%
-
Aspak
71.7%
Vota total: 46
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndarja nga partneret, Olsi Bylyku: O Bes si përfunduam kështu
6 Janar, 16:35
-
'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj
26 Dhjetor 2024, 08:10
-
Në gjendje jo të mirë shëndetësore, Xhensila Myrtezaj anulon të gjitha koncertet: E kam mbajtur veten për gocë të fortë
15 Dhjetor 2024, 14:29
-
'Nëna ime u godit me 7 thika nga babai dhe humbi dorën', Xhensila Myrtezaj tregon momentin e vështirë të divorcit të prindërve
6 Dhjetor 2024, 16:20
-
'Marrëdhënia u bë toksike', flet për herë të parë Xhensila Myrtezaj: Unë i kërkova divorcin, dua të ardhme të qetë për fëmijët
5 Dhjetor 2024, 21:37
-
'Nata e Bardhë' ndez sheshin 'Skënderbej' me yjet e muzikës shqiptare, mijëra të rinj në festë (VIDEO+FOTO)
3 Dhjetor 2024, 22:13
-
'Nata e Bardhë' rikthehet në Tiranë, ‘magji’ dhe yje në sheshin ‘Skënderbej’! Nga Alban Skënderaj te Era Rusi, ja artistët që ngjiten në skenë
2 Dhjetor 2024, 10:58
-
Sot feston 1-vjetorin e lindjes! Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj bëjnë urimet e ndjera për të birin! Artistja i dedikon këngë
11 Nëntor 2024, 12:19
-
Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen pas divorcit? Kam duruar për hir të fëmijëve (VIDEO)
10 Nëntor 2024, 11:02
-
Xhensila fajtore për ndarjen? Bes Kallaku: Për tekstet e këngëve frymëzohem nga jeta ime
3 Nëntor 2024, 14:54
-
SPECIALE/ Kur e vjetra dhe modernia bashkëjetojnë në çarshinë e Gjakovës! Nga kutixhiu i fundit tek barku i 'ngrirë' i Kiara Titos dhe Xhensila Myrtezajt
21 Shtator 2024, 13:44
-
VIDEOLAJM/ Dy të divorcuarit, Ilir Meta dhe Bes Kallaku e ‘djegin’ me tupana në shoqërinë e disa burrave
20 Gusht 2024, 07:30
Megi ti ke varsi nga alkoli me sa di un sikur e tjek pak mashum alkolin sidomos pijet e forta po ti dole
Përgjigju