Një raport i ushtrisë partizane, i datës 18 shkurt 1945, me detajet rrënqethëse nga krimet e kryera gjatë atij muaji kryesisht në zonat e malësisë së Kelmendit, por jo vetëm, na jep panoramën e vërtetë se si u zhvillua fushata e ashpër e spastrimeve politike në veri të Shqipërisë.
Shumë studiues e historianë të periudhës së Luftës në Shqipëri dhe të periudhës së regjimit komunist janë të mendimit se ky dokument është hartuar nga vetë Mehmet Shehu. Këtë fakt e përforcon edhe studiuesi Çelo Hoxha në librin e tij “Krimet e komunistëve gjatë luftës, 1941-1945”, botim i Institutit të studimeve të krimeve të Komunizmit, i cili thekson se “nuk është e vështirë të dallohet që e ka shkruar Mehmet Shehu, komandanti i operacionit të spastrimeve politike në Veri. Gjuha në këtë dokument është e ngjashme me shumë dokumente, të nënshkruara prej tij”.
Zbardhur sipas origjinalit që ruhet në AQSh, këtë raport të mbushur me krime politike, vrasje, djegje e bastisje fshtrash në të gjithë malësitë e vendit, do ta botojmë të plotë në dy numra në Shqiptarja.com.
Më poshtë sjellim pjesën e parë të dokumentit:
Ad.Pe.
(18 shkurt 1945)
Të dashur shokë,
Qysh kurse ardha në Tiranë e deri më sot, gjendja në përgjithësi, si ushtarkisht ashtu edhe politikisht është zhvilluar në favorin t’onë.
Siç u shpjegonim dhe në raportin e mëparshëm, mbas qytetit të Shkodrës na prokupojti me nji herë asgjësimi i rezistencës armike në Kelmend. Për këtë qëllim u nisën 9 Batalione të cilët do të godisnin që të gjithë njëherëshi nga 4 drejtime të ndryshmme, me datën 5 shkurt. Këtyre Batalionëve është dashur të kalojnë nëpër qafa e shtigje të mbuluara rëndë me dëborë, në naltësina gati të pashkelshëme prej 1800 deri 2000 metra lartësi. Bile 2 Batalionëve të Brigadës 24 u është dashur të rrëshqisnin në 1500 metra thellësi mbi mbi borën e ngrirë për të zbritur befas në katundet reaksionare.
(Mehmet Shehu në ambientet e hotel Dajtit)
Ndërmarrja ka qenë me të vërtetë shumë e vështrë nga natyra e tokës nga bora e madhe. Të githë Batalionet që muar pjesë meritojnë lavdërime pse të gjithë këto vështirësi i kanë kapërcyer me bindje e disiplinë dhe në vend që të demoralizoheshin nga vuajtjet e tepërta, në të të kundërt moral i tyre qëndron shumë lart. Plani i veprimit qe mjaft mirë i kordinuar porse zbatimi i tij nuk qe plotë mbasi të tre Batalionet që manovruan prej Tuzi në Vermosh vonuan dhe dy ditë më tepër nga çu ish caktuar për arsye të borës së madhe. Duke goditur këta tre Batalione me datën 7 dhe jo më datën 5 siç ishte caktuar, nja 40 çetnikë nga Plava e Gusinja që muar pjesë në luftë kundër forcave të tjera, mundën të kapërxenin nga sektori i këtyre 3 Batalioneve prapë në Plavë e Guci. Rezistenca e armikut u asgjësua mbas një luftimi far të shkurtër. Prenk Cali me nja 40 besnikë të tjerë u mbyll në një shpellë shumë të rrezikshme në shkrepat e Vuklit. Forcat t’ona hynë në të gjithë katundet ku nuk gjetën as një burrë në shtëpijat: të gjithë ishin mshefun shpellavet. Në thirrjen e parë për t’u kthyer nëpër shtëpia nuk dëgjohi asnji prej tyre të ktheheshe perse kur këta panë se forcat t’ona u vunë zjarrin 4-5 shtëpive në Vukël fillunë të dorëzoheshin dhe tash e shumta e popullsisë është kthyer e gjitha nëpër shtëpija. Prenk Cali largoj nga shpella të gjithë të tjerët dhe mbajti vetëm 14 besnikë të tij. U kontrolluan të gjitha shpellat dhe nëpër’to u gjetën shumë katundarë të mshefur nga frika. Shepella ku ndodhej Prenk Cali u sulmua dhe Prenk Cali i bënë thirrje të njëpasnjëshme për dorëzim. Ai nuk dëgjonte të dorëzohesh dhe biles në luftën e shpellës na vrau një mitraljer dhe plagosi 3 partizanë të tjerë. Më në fund forcat t’ona sulmaun befas natën dhe muarn barikadën e parë të shpellës madhështore që u qëndronte si një kala e paprekshme me një lartësi të madhe. Pasi u muar barikada e parë dhe Prenk Calit iu prenë të gjitha shpresat, dërguam priftin e Vuklit, për t’a bindur që të dorëzohej. Më në funt më datën 15 n’ora 2 mbas mesdite Prenk Cali u dorëzua me të gjith besnikët e tij e tash ndodhet këtu në burg. Kur u futëm në Shkodër, populli demostroj kundër tij dhe Rinija u grumbullua rreth rojevet duke bërtitur gjatë gjith rrugës “Hakmarrje”. Tashti reaksioni në Kelmend mund të themi se është asgjësuar si forcë e organizuar. Në të gjithë Kelmendin janë djegur rreth 30 shtëpi, janë mbledhur rreth 200 pushkë dhe vazhdojnë të mblidhen akoma. Selca ka dhënë 40 partizanë, Vukli po mobilizohet, gjith’ashtu dhe katunde të tjera. Partizanët t’anë kur gjetën kufomat e shokëve të masakruar barbarisht dhe kufomat e tyre të lëna mbi borë dhe q’i i kishin ngrënë qent e bishët e egra, u revoltuan dhe dogjën një lagje të gjithë të Rahovicës. Ky gabim u vu në dukje dhe nuk është përsëritur më. Shtëpitë që janë djegur, janë caktuar nga Shtabet. Në të gjitha përpjekjet gjatë gjithë operacionit deri tash, në të gjitha ato katunde janë vrarë në luftime dhe pushkatuar legalisht dhe ilegalisht, rreth 50 personave. Listën ekzakte të shtëpive që janë djegur dhe persoanave të vrarë do t’ja u dërgojmë më vonë. Janë bërë rekuizime dhe konfiskime ndër të gjithë personat kryesorë. Shpella e Prenk Calit u asgjësua nga Batalioni IV-të i Brigadës 23; më vonë do të dërgojmë emrat e kuadrëve dhe Partizanëve të këtij Batalioni që meritojnë dekorime për heroizmat e tyre.
Me t’u shkelur të gjithë katundet e Kelmendit, tërhoqëm me nji herë të dy Batalionet e Brigadës 24-të për në Dukagjin dhe Brigada I-rë e 23-të, vazhduan spastrimin e terenit.
Operacionet kanë vazhduar dhe në sektorë të tjerë, në një stil më të vogël. Dy Batalione të Brigadës së IV-të, kanë ç’armatosur trikëndëshin që përfshihet nga Buna dhe Drini. Brigada XVII-të ka operuar në Mirditë.
Prej datës 15 Brigada e 24-të dhe Brigada e XI-të kanë filluar operacionet në stil të gjerë në Dukagjin (Shallë dhe Shllak) nën komandën e Dreko Rinës. Nji Batalion i Brigadës së I-rë u la në Kelmend për të vazhduar spastrimin, ç’armatimin, mobilizimin dhe organizimin bashkë me Komandën e vendit për q’u krijua me partizanë jo Kelmendas në Vulël ndërsa 4 Batalione të Brigadës I-të, nën Komandën e Ferit Radovickës nesër fillojnë operacionin rrënjësor Hot Kastrat Shkrel Rioll Postripë. Mbasi Hasan Isufi është diktuar me siguri në Trush dy ditë më parë, dërguam 3 Batalione të Brigadës së IV-të ndënë Komandën direkte të Komisairit divizionit të IV-të për të bërë ndjekjet e duhura. Nja Batalion i Brigadës së IV-të është dërguar në Pukë për të bërë operacion atje dhe mbasi të mbarojmë punë me Hasan Isufin e Zonën e tij, e gjith Brigada e IV-të do të veproj për të kryer operacionin në Nënprefekturën e Pukës.
Brigade e XVII-të (bashkë me të është dhe Komandanti i DivizionitVIII-të[)], operon në Mirditë ku ka filluar ç’armatimin e mobilizimin organizimin dhe ndjekjen. Pardje në Mirditë u pushkatuan 6 strehuesa të krminelëvet. Në Mat e Dibër operon Brigada e XXVII-të ndërsa e XVIII-ta operon pjesërisht në Lumë dhe pjesërisht në Fant të Mirditës. Krahina në Veri të Drinit (Krumë Tropojë Has, Nikaj Mertur Krasniq) nuk është shkelur akoma nga forcat t’ona por se edhe ato do të shkelen prej Brigadës 24 e XI-të të cilat do të lëvizin në atë drejtim me të mbaruar operacioni në Dukagjin.
Operacioni është kryer edhe në Sheldi, Vukatan, Gur i Zi, Rogan, Bardhaj, Kuç e rrethe, gjithashtu dhe në rrethet e Leshit. Parashikohet që ky operacion i gjerë të marë funt në të gjithë Prefekturën e Shkodërs aty nga fund i Marsit. Brenda kësaj kohe besoj se operacioni do të munt të kryhet edhe në Malsin e Gjakovës e në gjithë prefekturën e kukësit.
N’operacionet e përpjesëshme që janë bërë deri tash rrethet e Shkodrës kemi grumbulluar rreth 1000 pushkësh e disa mitroloza. Shumë veta janë arrestu në lidhje me turbullimet e fundit dhe së shpejti do t’u paraqesim vendimet e gjyqit për aprovim.
Llesh Marashi nuk dihet me siguri se ku është porse ka të ngjarë që të jetë bashkuar me Gjon Marka Gjonin që manovron me disa persona sa për të ruajtur kokën e tija atu nga Bulgri i Mirëditës ku në këta kohët e fundit është vërrtetuar se i biri i tij bashkë me Prenk Previzin kana bërë një mbledhje në të cilën nuk dijmë se ç’është biseduar. Kol Biba sillet në rrethin e Pukës. Muharem Bajaraktari nuk ndihet më dhe nuk lëviz fare. Thuhet se mund të jetë në shtëpinë e Cen Elezit dhe jemi duke hetuar më imtë në këtë drejtim. Hysni Dema dhe Fiqri Dinja një javë të kaluar kanë fjetur me siguri në Luznije të Peshkopisë porse gjurmët e yre të sigurta akoma nuk janë zbuluar.
Në të gjitha krahinat parullat kanë qenë gadi të njëllojtë: “Sa të dalë gjethi (q’është parulla kryesore) ndihet si në Koplik ashtu dhe në Dukagjin, si në Pukë ashtu dhe në Mirditë; “Qeverija s’është në gjendje me ushqye vehten e jo me ndihmue neve”, “kjo qeveri i ka ditët e shkurtarë se do të ndërhyjenë inglezat” etj. kësisoji. Nga përhapja e parullavet kuptohet se burimi i tyre ka qenë i njëjtë. Tash këto parulla janë zhdukur në Koplik, Dukagjin, Qandër, Lesh porse ndihem akoma disi në Mirditë dhe mjaft në Pukë. Ilegalë të arratisur ka mjaft në të gjitha Nënprefekturat porse në këto kohët e fundit kanë filluar të dorëzohen, sidomos në Koplik, Postëripë e Dukagjin.
Masat e rrepta ushtarake që janë marë kudo që ka shkelur ushtërija e jonë e kanë tmeruar me tërë kuptimin e fjalës reaksionin. Në përgjithësi munt të themi se Prefekturën e Shkodërs e kemi okupuar ushtarakisht, porse duket edhe rezultati politik i këtyre masave. Reaksioni nuk është më i organizuar, gadi të gjitha ndërlidhjet janë coptuar me forcë, ka filluar të përçahet dhe tek tuk të kapitullojë. Bajraktari i Rapçit të Sipërmë nuk ka dëgjuar thirjet e Prenk Calit për bashkim kundra nesh dhe bile ka ndihmuar me armë në dorë për të shpëtuar forcat t’ona që ndodheshin në rezik asgjësimi në luftimin e parë në Brojë. Bajrakatari i Hotit ka qëndruar, në fillim pak si indiferent, e tash së fundi na ka përkrahur mjaft. Vermoshi jo vetëm që s’ka dëgjuar të bashkohet me Preng Calin por në të kundërtën ka bërë mbledhje ka zgjedhur Këshillin e vet, ka organizuar Komandën e Vendit, ka kërcënuar Preng Calin duke i thënë se në rast se luftohet në Vermosh neve do të godisim, ka mbajtur një Kompaninë t’onë të çkëptur në luftimet e para, ka ndihmuar forcat t’ona mjaft mirë në opreacionin e fundit, ka dorëzuar armët pa kundërshtim dhe po mobilizohet. Kastrati e Shkrelit mbajnë qëndrim reaksionar sa do që edhe ay tek tuk ka elementa që na kanë ndihmuar. Postëriba ka qëndruar më mirë nga të gjith të tjerët, populli është mbledhur i gjithë dhe është betuar pë ndërhyrjen t’ona që të mos pranojë ilegalë, ka grumbulluar të gjith dezertorët nga Ushtrija dhe na i ka dorëzuar; Myrto Dani, Bajrakatari i Drishtit të PostëRibës ka ardhur dhe na është dorëzuar me 7 ilegalë të tjerë të cilët kanë qënë aktivë kundër nesh në kohën e fashizmit.
Vijon nesër...
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com