Mehmetaj: Teatri, pretekst i Ramës për të tensionuar situatën dhe bllokuar integrimin e vendit

Mehmetaj: Teatri, pretekst i Ramës për të tensionuar situatën dhe bllokuar integrimin e vendit

Kejdi Mehmetaj

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, shembja e Teatrit Kombëtar është një pretekst për të tensionuar situatë dhe për të bllokuar integrimin.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj tha se shembja e Teatrit Kombëtar u realizua në kushtet e një anti-ligjshmërie të plotë.

Nisur nga iniciativa e 20 deputetëve të Parlamentit Europian ku i kërkuan Komisionit Europian të mbante një qëndrim për çështjen e teatrit, ish-deputetja theksoi se krimi brutal që kreu Rama në zbardhje të datës 17 maj, ka tronditur edhe të gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Deklarata e ish-deputetes Kejdi Mehmetaj

Ditën e djeshme qeveria mori një tjetër paralajmërim të fortë nga njëri prej institucioneve më të rëndësishme të BE, nga Parlamenti Europian. 20 eurodeputetë i kërkuan komisionit të mbante një qëndrim më të fortë lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe pse ndërkohë qëndrimet e Komisioneres për Kulturen zonjës Gabriel kanë qenë të qarta dhe I kanë paraprirë veprimetë qeverisë moniste të Edi Ramës. 20 eurodeputetë që edhe pse ndoshta me Shqipërinë si komb nuk i lidh asgjë, treguan me shumë respekt e dinjitet për vendin tonë se deputetët e kësaj mazhorance dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak monopartiak, të cilët duke ulur kokën e duke vepruar nën urdhrat e Edi Rames janë poaqfajtorë sa ai për shembjen jo vetem të një godine që mbante mbi vete vlera historike, arkitektonike dhe kulturore, por edhe të vetë demokracisë së vendit tonë, duke rrezikuar nëe të njëjtën kohë edhe vetë jetën e aktivistëve që intelektualisht e paqësisht po mbronin Teatrin Kombëtar.

Krimi brutal që kreu Edi Rama në zbardhje të datës 17 maj, ka tronditur jo vetëm shqiptarët por edhe të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Cdo media e rëndësishme në botën e zhvilluar foli për Tiraninë diktatoriale që u krye mbi Teatrin Kombëtar dhe mbrojtësit e saj, disa madje i krahasuan veprimet e Edi Ramës me ato të Hitlerit, po ashtu reagimet nuk kanë munguar nga kancelaritë kryesore dhe nga aktorët kryesorë politikë që punën e tyre e kanë të lidhur me fatin Europian të Shqipërisë dhe reagime të tjera vazhdojnë t’I shtohen dosjes ndërkombëtare mbi shembjen e Teatrit Kombëtar siç është ajo e letrës së djeshme të Eurodeputetëve.

Tani secili prej nesh e ka të qartë se shembja e Teatrit Kombëtar në kushtet e një anti-ligjshmërie të plotë, të një nxitimi të pashoq e nën dhunën e policore nuk plotësoi vetëm ëndrrën narciziste të Edi Ramës për të shkatërruar një tjetër pjesë të identitetit tonë kombëtar, nuk shërbeu as vetëm për të përvetësuar atë truall në qendër të Tiranë skemat korruptive të të cilit duhet të zbardhen sa më parë nga prokuroria e të dënohen nga gjykata, por në të njëjtën kohë i shërbeu Edi Ramës për të provokuar edhe njëherë tension në vend, të cilin ta përdorë si pretekst për të penguar rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Mesa duket kjo qeveri dhe drejtuesit e saj janë të vendosur që muaj pas muaji t’I shtojnë kushtet e vendosura nga BE për fillimin e dialogut, për hapjen faktike të negociatave. Ndërkohë që muaji qershor pritet që Shqipërisë t’i kryhet një tjetër skaner nga BE, mendja djallëzore e KM i hap pengesa të tjeravendit tonë. Njësoj si veproi me mbajtjen e zgjedhjeve moniste në qershorin e vitit të kaluar, njesoj si me bllokimin dhe përvetësimin e reformës në drejtësi, njësoj si me ligjin anti-shpifje, po ashtu veproi edhe me Teatrin Kombëtar.

Fatkeqësisht për Edi Ramën opozita është e vendosur të plotësojë detyrimet e saj sa I takojnë plotësimit të kushteve të vendosura nga BE për celjen reale të negociatave dhe të mos bjerë pre e provokimeve të vazhdueshme. Detyrimi i vetem I opozitës është vazhimi I realizimit të reformes zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe për këtë angazhimi është maksimal, konkret dhe i vërtetuar përballë qytetarëve dhe partnerëve tanë. Ndaj në këtë situatë Edi Rama t’I thërrasë mendjes, të ndalojë provokimet e të urdhërojë njerëzit e tij të cojnë përpara reformën zgjedhore.

Identifikimin biometrik dhe garancitë në administrimin e procesit zgjedhor.

Refuzimi i propozimit të opozitës për identifikimin biometrik dhe garancitë në administrimin e procesit zgjedhor, të cilat garantonjnë votën e lirë, evitojnë mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi të plotë të të dyja palëve në administrimin zgjedhor. 

Ulja kritike e nivelit të garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit të zgjedhjeve nga qeveria përmes propozimit të Partisë Socialiste rrëzon të gjithë procesin e reformës dhe e bën praktikisht nul atë dhe ka synim të ligjërojë manipulimin e zgjedhjeve të Dibrës në 2016, të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017 dhe të turpit të votimeve moniste të 2019.

Edi Rama, ta harrojë se mund të ripërsërisë zgjedhjet e vjedhura në Shqipëri.

Në të kundërt koston e shtimit të kushteve të reja për hapjen e negociatave do ta mbajë të gjithën i vetëm në kurriz, ashtu siç mban kushtet mbi reformën në drejtësi, ashtu siç mban kushtet mbi zgjedhjet lokale dhe ashtu siç mban mbi vete urrejtjen popullore dhe acarimin ndërkombëtar mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rahman Gashi: 30/05/2020 16:13

    Plere qelbesire e Mona Cizmes

    Përgjigju
  • O tej: 30/05/2020 16:11

    Doli kjo dhembe catalli... dalin me radhe hienat dhe shurrat e LSI-se

    Përgjigju
  • drejtesia: 30/05/2020 15:32

    Cilin ligh ka shkelur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja